Thursday, February 2, 2017

Grigor Jovani - ANIJET SI GOGLA


Ato gënjeshtrat e vogla, të përditshme.
Ah, ato gënjeshtrat!
Erdhën u bënë dallgë. Përmbytën brigjet.
Na shkriftuan eshtrat.
Tani enden deteve. Si mbetje anijesh.
U nisën një ag, por askund nuk mbërritën.
Ato gënjeshtrat e vogla, të përditshme,
çfarë furtunash ngritën!

Nëse do të nisnim përsëri nga fillimi
udhëtimet - mbase ringjallej hareja -
do të thoshim prapë të njejtat gënjeshtra,
në çastet e vogla, tani krejt të reja.
Ndoshta nuk kanë faj të përditshmet tona.
Mbase bëmë gabim: nuk qemë ne gënjeshtarët!
Atëhere, pse u shpërbënë anijet si gogla,
përse u zhdukën përgjithnjë nga radarët?

0 comments:

Post a Comment