Ma sillni trupin tim te pragu i nënës
Në varr të më mbuloni me dheun e ugareve
Varrosmëni pranë babait që më dilte në ëndërr
Aty ku e kam vendlindjen e gjuhën e të parëve.
Në varr të më mbuloni me dheun e ugareve
Varrosmëni pranë babait që më dilte në ëndërr
Aty ku e kam vendlindjen e gjuhën e të parëve.
Aty dua shpirti im të pushoj përgjithmonë
Aty tek toka që ka aromë djerse dhe gjaku.
Aty ku bilbilat aq bukur këngës ia thonë
Aty mu në dasma valon i bukur bajraku.
Aty tek toka që ka aromë djerse dhe gjaku.
Aty ku bilbilat aq bukur këngës ia thonë
Aty mu në dasma valon i bukur bajraku.
Fusha e male me mall e dashuri dua t’i përqafoj
Atje ku shpirti gjen vetëm gëzim dhe prehje
Plagët që mora në kurbet në atdhe dua t’i shëroj
Atje ku lulet çelin me buzëqeshje.
Atje ku shpirti gjen vetëm gëzim dhe prehje
Plagët që mora në kurbet në atdhe dua t’i shëroj
Atje ku lulet çelin me buzëqeshje.
Amanetin nuk dua kurrë të ma harroni
Thojani fëmijëve që ta kenë në jetë
Edhe të vdekur dua në atdhe të më çoni
Hej sa plagë më paska hapur ky kurbet .
Thojani fëmijëve që ta kenë në jetë
Edhe të vdekur dua në atdhe të më çoni
Hej sa plagë më paska hapur ky kurbet .
Me vite të tëra jam tretur,
Djegur e përvëluar
Atdhe kurrë ty nga mendja
Nuk të kam harruar.
Djegur e përvëluar
Atdhe kurrë ty nga mendja
Nuk të kam harruar.
0 comments:
Post a Comment