Thursday, February 2, 2017

Skënder Berisha - KAPËRCIM

* Komandant Tahir Sinanit
Edhe një natë ndërroi fytyrë
u sos në të vetën errësirë
me hir a me pahir
ia hodhëm
Tahir
moti nuk jemi parë
sa kohë e asnjë fjalë
midis nesh
zymtë këtu në shesh
zymtë për besë
asnjë fjalë s'më doli
as këtë mëngjes
borës retë po i këndojnë
do të bjerë
a s'do të bjerë edhe një herë
përbiva vajin
për të satën herë
25 janar 2017,Prizren

0 comments:

Post a Comment