TI QË PO VUAN PËR GJUHËN AMTARE
Sa më vjen keq kur e dëgjoj sot një zagar
Kur atdhetarin na
quan tradhëtar
E quan tradhëtar ky karrierist
Që gjatë luftës na quante
me emrin terorist.
Sa shumë po më habitin
këta disa “ patriota”
Që dikur pini limonada e
hanin torta,
E trimat e lirisë në
betja derdhnin gjak
E nuk e lëshonim ujkun të
na futej në konak.
Besomni se nuk mund ta
doroj aspak pisin
Që të parëve tanë në varr
ua shajti plisin,
Oh, si mund të durosh sot këtë pis, o Zot
që del në televizion e thot unë jam patriot.
Po ku na ishe ti dje, o trim, o i vetshpallur sot
Ti që aq shumë po shitesh
i madh patriot,
Ti që po vuan aq shumë
për gjuhën amtare
Që shqip nuk i flisje
edhe nënës tënde.
MË DJEG MALLI...
Më djeg malli për fusha, male
Për lulet nëpër livadhe,
Kam në shpirt dhe
Shqipërie
Kam një këngë Arbërie.
Më djeg malli për Kosovën
E vras gjumin për
nënëloken
Fort i puth lulet në
shpate
Përkëdhel plisat në varre.
Më djeg malli, Iliridë
Bash këtu jam lindë e rritë
. Më merr malli për dasmorë
Janë yjet tanë DËSHMORË.
Më djeg malli për
Preshevën
Flakë digjem për
Medvegjën
Bujanoci ma prish
gjumin
kur me buzë e puth
flamurin.
Djeg një shpirt për Çamërinë
Lotët rrjedhin natë e
ditë
ah, sa mall paskam për troje
me ca vargje dritë kurore!
|
0 comments:
Post a Comment