Sunday, February 19, 2017

Kujtim Stojku - DY FYTYRSIA E PASQYRËS


Nga libri në dorshkrim


Në njërën anë ajo më tregon fytyrën e saj të ndritshme,
Si gënjështare e pacipë më tregon fytyrën time të lumtur,
Por njërën anë e ka krejt të zymtë.
Në njërën anë ajo sheh dashuri dhe shpresë,
Dëshirat që duan njerzit e gjallë,
Ana tjetër o Zot,pasqyron një terr të zi,
Premton se ushqehet me jetën,
Reliteti i mjerë e kris fytyrën e saj…



19.02.2017

0 comments:

Post a Comment