Saturday, February 18, 2017

Baki Ymeri - MOSHA E ARTË E DASHURISË


(Vârsta de aur al iubirii)
Ti vjen si një ylber në gjirin e vargut tim
Fjalët tua duken petale kurse ylberi dridhet
E lëshohet poshtë si një nënë e mallëngjyer
Që e merr fëmijën në krahëror…
Fjalët tua duartrokasin me kënaqësi
Ndërtesat lëkunden si në kohë tërmeti
Gjethet e pemëve dridhen në kopsht
Së bashku ma fatamorganën në rrugë…
Ti vjen si një ikonë e buzëqeshur
E bukur e ëmbël e magjepsur
E freskët e butë si dielli i mëngjesit
Që i mvesh fjalët me ngrohtësi…
Gjithnjë të dashuroja derisa u zalise
M’u zbutën këmbët më thoshe dhe
U bë natë pastaj ditë e sërish natë
Dhe na u kujtua kur takoheshim
Në moshën e artë e dashurisë
Kur iluzionet dëshirat e shpresat
Vinin pranë nesh si një dritë…
Ti vije në mansardën e një vere
Porsi kënga e mullibardhës
Kur kultivonim gjeste lulesh e fjalë
Të huazuara nga trojet e Rumanisë
Për përlindjen e poetikës shqipe
Në trojet e bekuara të shqiptarisë…

0 comments:

Post a Comment