Thursday, February 9, 2017

Sadbere G. Spahija - MERZI


Naten deeri vone
Grindem ne pritje me shkronjat
E valeve te jetes
Qielli ndez yjet
E perkund endrrat ne
Lumin e heshtjes
Zemer ngrire ne hijen e dimrit
Trazohet kenga nga
Ulerime e ujqeve qe
Gjurmojne ne boren e bardhe
Shiqimet pertej dritares se
Mjegulluar qe po na ndan
Mes loteve te mi jam strukur
Ofsham....
Ah kjo stine e akullt
pa ngjyre e mbeshtjellur
me fustanin e endrrave
gris mallin.....

0 comments:

Post a Comment