Wednesday, February 15, 2017

BORIS PASTERNAK - PO TA DIJA


Po ta dija në fillim,
Që vargjet me gjak duhen ngjyer
I trembur,i lodhur po pa përtim,
Zemrën,gjoksin do kisha shqyer.

Dhe nga kjo shaka e marrë,
Nuk do kishte sot asgjë,
Ndjenjat,fjalët do kisha vrarë,
Po poet s’do të isha më.

Oh! Tani çdo gjë ka shkuar,
Si në Romën plot mistere
Mijra vargje pata shkruar,
Qesha,qava,nxorra vrere.

Po kur vargjet janë pa dhimbje,
Art për jetën më s’do të ketë
S’do ketë lule për poetët,
Do të vdesë këng’ e vërtetë.


0 comments:

Post a Comment