(Alintarea cuvintelor)
Gratë e bukura i ledhatojnë fjalët
Kurse poeti i dehur me dritë
Ua kushton nga një melodi të vjetër
Me nga një gamë fjalësh të reja…
Tingujt e fjalës krijojnë vallen e yjeve
Gjatë frymëzimit kapen dorë për dore
Dhe e zbukurojnë jetën tënde
Porsi peneli i një artisti të përsosur…
Kurse poeti i dehur me dritë
Ua kushton nga një melodi të vjetër
Me nga një gamë fjalësh të reja…
Tingujt e fjalës krijojnë vallen e yjeve
Gjatë frymëzimit kapen dorë për dore
Dhe e zbukurojnë jetën tënde
Porsi peneli i një artisti të përsosur…
Fjalët kanë nevojë për gudulisje
Mos lejoni t’i shkelin njerëzit
Kafshët limuzinat bicikletat
Gjinjtë zogjtë zvarranikët...
Shëmbëlltyra jote duket
Si një ikonë e buzëqeshur
Që e kyç gjatë ëndërrimit
Lavatriçen për larjen e fjalëve…
Mos lejoni t’i shkelin njerëzit
Kafshët limuzinat bicikletat
Gjinjtë zogjtë zvarranikët...
Shëmbëlltyra jote duket
Si një ikonë e buzëqeshur
Që e kyç gjatë ëndërrimit
Lavatriçen për larjen e fjalëve…
Lavatriçja nxjerr tinguj ritmikë
Fjalët e ngjeshura njëra për tjetrën
Hidhërohen dhe ia thejnë poetit
Xhamat e frymëzimit…
Fjalët e ngjeshura njëra për tjetrën
Hidhërohen dhe ia thejnë poetit
Xhamat e frymëzimit…
0 comments:
Post a Comment