…Mu kujtua Era!
Shpesh herë takohem me atë vajzë.
Si e pagojë kërkonte të thoshte një fjalë...Por nuk e thoshte dot!
E shushatur, në çdo qoshe e rrugë të qytetit, vajtonë fatin e lakuriqësisë tragjike. Me duart e njoma thyen epshet e “Natë”-s, gdhihet e pagjumë.
Ajo ende nuk e di se çfar ka ndodhur përgjatë kësaj kohe që nuk jemi takuar...
Nëpërmjet kësaj vajze, me emrin Era, po ju dërgoj mikeshave dhe shoqeve të mija një letër me kujtimet e ditës së festës, që s’e kisha festuar ndonjëherë...
Mendoj të tregoj kujtimet e mia mes peripecive dhe lëngimeve të përditëshme. Në kujtesën time janë ende të errta, por me kurrajo do hedh dritë mbi të vërtetën...”VETËVRASJA E VAJZAVE”!
Nuk dua tju jap spjegime ngjarjeve të tmerrshme, veç ti kujtoj e ti marrë me vete në varr.

***
Kishte ditë dhe muaj, që dy djem të hidhëruar deri në hakmarrje e vëzhgonin atë...”Nata”(nofka me të cilin njihesh në rrethet e krimit).
Ata dy djem, të betuar, prej më se një viti e gjurmonin, por kurësesi nuk po mundeshin ta gjenin se ku strehohej ai njeri me nofkën “Nata”!
Më së fundi ranë në gjurmët e tija...
Shtëpia e tij ndodhej në një rrugë dytësore, të heshtur. Në atë udhë banojnë familje vëndase, që kanë ndërtuar goxha shtëpi të mira me kopshte të rrethuara me kangjella..Shtëpia ku banonte “Nata” ishte e marr me qera, shtëpi me pak obor dhe portë të jashtëme hekuri.
Atë natë dimri as hënë nuk kishte, pak më tej vezullonte një ndriçim i lehtë, në atë rrugicë asgjë spipëtinte.
Shtypën zilen që ishte e dallueshme dhe pritën deri sa dikush iu përgjigj!
Dy djemtë u shtirën si miq me një kod që kishin mundur ta mësonin. Kështu mundën ta bindnin të dilte tek porta e jashtëme.
“Buzagas” e përshëndetën dhe iu lutën, që për pak çaste të dëgjonte hallin që kishin...
Sapo “Nata”hapi portën e hekurtë, njëri prej djemëve i dha dorën... rrufeshëm e kapi prej gryke, “Nata” filloj të gulçonte, sakaq fytyra iu rrudh, iu zbeh. Ai bëri çmos për ti përballuar, ishte si skifter! Vetëm pak çaste u deshën, tjetri u hakmuarr... po, me 17 thika.
Në çdo ngulje thike citohej një emër, një jetë, një fatkeqësi, një krim! Një “vetëvrasje”!

-“Nata” u shty gjatë në kohë..aq sa nuk besonim se do kishte mortje për të.
Ai, nëpër natë, në errësirë, në kopshtin përmbi liqen digjte trupat e zhveshur të vajzave, kufoma nga tregu i zi... Shpirti i tij i pangopur me bizhuteri rënkimesh.
“Nata”...me shi lotësh rrëzonte gjethet e vjetra, për të shkulur gjethe të reja dhe si egërsirë sillej rrugëve, lokaleve, hoteleve e skutave të errta.
Tek ajo ”Natë” gjëndeshin vijat e gjakosura të shpirtit tonë dhe helmi i pijeve të pabesa veshur me këmishën e paturpsisë. Unë, çdo natë ndihesha shumë afër vdekjes...
“Nata”pjellë e mallkuar...ndjeja drithërima frike nga hapja e krahëve për të kafshuar bukurinë e shpirtit tonë. Shpesh më detyronte ti bija në gjunjë, ulja kokën deri përdhe, i lutesha deri sa ndjeja goditjen e tij brinjëve të mija...
Për të treguar ligësit e “Natë”-s, më duhet të rrëfej dhe fatin e disa shoqeve të mia, të cilave nuk u dihet as varri! Dua të rrëfej “Vetvrasjen” tonë!
Deri dje, kur “Nata” trimëronte, në çdo ditë kur muzgu mbulonte gjithëçka, ne, të detyruara dilnim rrugicave, apo lokaleve të natës. Jeta jonë ishte një pluhurë e padukur dhe pleksur si marimangë.
Dhe Eralda nga qyteti i lasht i jugut, shoqja jonë, ndihej e burgosur e trëmbur nga frika se dikush e ndiqte nga pas në çdo lëvizje që bënte...tragjikisht përfundoj në rotat e një makine...
I shkrova Erës:
-Ngjarjet zën fill para 15 vjetëve.
Albina ishte ende fëmijë, kur unë e takova për herë të parë.
“Nata” e kishte joshur për një jetë të bukur...
Shumë shpejt ajo, si një lule e brishtë nuk i rezistoj dot përbindëshit. Një mëngjes dimri u gjend e pajetë në një rrugë në periferi të qytetit.
Më kujtohet Eralda, një vajzë e trishtuar nga një fshat buzë Semanit. Çdo mëngjes e gjeja me lot në sy. Edhe ajo vuante të njejtin dënim!
Në këto çaste që po kallzoj , mund ta gjeni duke lypur rrugëve të qytetit X, në gjendje gjumi si pasoj e drogës.
Çdo ditë më del në ëndërr Sanija, vajza më e bukur ndër shoqet tona! E shkathët dhe shumë kurrajoze. Më thyhet zemra kur e kujtoj atë, të vetvrarë nga “Nata” e mallkuar. Mbi trupin dhe frymën e “Natë”-s rëndonin faje të rënda, që gjer pak ditë më parë, askush s’e kishte thënë me zë të lartë!
“Nata” na i dogji ato, që gjyshrit tanë i kishin relike të paçmuara të jetës së tyre. Në i bëm dëm vetes...në shumë pak ditë, ne mbollëm shumë çudira...
Për tu “ngrohur” dogjëm libra, lotë, fejesa e mblesërira, por më shumë vramë dashurinë..., vramë jeten!
Jam e lagur, e ngrirë nga “Nata”... me shpirt të thatë, si trung peme e përzhëlitur, që nuk lulëzon, m’u rrudh fytyra nga heshtja!
Ajo heshtja, ma thau baban, ma zbardhi nënën. Ia flliqi sytë vëllait! I zhubrosi ëndërrat tona...
Ditë e natë flija dhe zgjohesha me frikën e “Natë”-s. Tani, që u shkarkova nga ajo barrë e rëndë e asaj “Nate’, dua të shijoj një freski të lehtë!
Ashtu, si shoqet e tjera, ndjej një detyrim:
-“Ta falim veten”!
Ta rrethojmë me kurora tela me gjëmba atë kohë vetëvrasëse, ta grisim atë ferr dhe me gjethet e agrumeve të shkruajmë:
-“Është festa jonë!”
-Ju o motrat e mija, ejani ta hapim shaminë e shpirtit tonë!
Ta diegim atë album fotografik të pështirë!
Të mos mbetemi të vetme në mes të pabesisë me ndjenja të varura nëpër litarë!

0 comments:
Post a Comment