Kultura e dhunës, aq e stërmadhuar në media (dhe e mishëruar në jetën politike), bëhet me qëllim të krijimit të një imazhi mbresëlënës ... E tillë, dhuna mediatike sulmon, fyen dhe poshtëron shpirtin e viktimës dhe madhëron kriminalitetin. Duke e marrë SHPIFJEN si NORMë MEDIATIKE, ajo nxit agresionin e tipit fashistizues AD HITLERUM...
1.
Është trishtim kur vetëm te një status-tekst i rrjetit social lexon mijëra komente në mbështetje të dhunës! Mijëra të tjerë janë shpërndarë si merimangë e filmave fantastikë gjithandej nëpër portale, rrjete sociale, duke e ushqyer këtë MERIMANGË DHUNE me të gjitha mjetet. Njeriut të shkrirë në tipin e tillë të dhunës, i mungon Uni i tij, nuk mendon me kokën e tij.
Nuk janë vetëm shqiptarët që përdorin dhunën dhe që i ekspozohen dhunës.
Porse, të jesh në hapësirat evropiane, dhe të bashkëjetosh me të tjera norma civilizuese europerëndimore, e ti ta kultivosh e ta n ngritësh kultin e dhunës, është e patolerueshme.
Kjo do të thotë, pora, që kjo dukuri tashmë është ngritur në fenomen (mbështetja e dhunës), e cila nuk sanksionohet me mekanizmat aspak efikas të shtetit, sepse ajo tolerohet.
Kush janë njerëzit e dhunës e njerëzit që ushtrojnë dhunë?
Kuijt i duhen hordhitë mbështetëse të dhunës, që nesër shpërthejnë në dhunë të vërtetë?
Është një frustrim kolektiv... kur nuk ke ku t'i harxhosh energjitë pozitive... shkaqet janë social-politike.
Por po më habisin bukur shumë miq (shqiptarë) që jetojnë në mërgatë dhe diasporë: po ua falim pse e shajnë Kosovën për çdo sitë, por ç'e do, kur ndër ta ka jo pak, që, në mënyrë histerike e përplot humor djallëzor (të zi), mbështesin dhunën dhe poshtërojnë të viktimizuarin!?

2.
Faktorët janë të ndërliqshëm dhe të shumtë:
janë grumbulluar shumë përplasje ideologjike, trashëgimi nga e kaluara;
janë grumbulluar mbi shpinën tonë përplasjet lindje-perëndim;
janë grumbulluar përplasjet e shkollave nga lindja dhe të atyre nga perëndimi;
janë grumbulluar ambiciet për pushtet, sepse vetëm po qe se je në pushtet, ti fiton, ti je "dikushi", ti përfiton privilegje, ti mund ta punësosh ndonjë mik a të afërm... Ndryshe, ti je i braktisuri, ti je i padëshiruari, ti je "kurrkushi"!
Kur në këtë vrapim të ankthshëm drejt majës së Piramidës rrëzohen shumë e shumë veta dhe mbeten të asfiksuar nga ana sociale e politike; kur mbetemi kaq të izoluar nga bota; kur shkollohemi me ambicie për një punë dinjitoze; kur nuk na lejohet as të ikim nga Kosova; kur rendi i djeshëm familjar po shkatërrohet e mbesin vetëm pleq; kur nuk po na lejohet ta kemi hapin tonë të vlerave në botë e brenda nesh... atëherë shpërthejnë edhe frustrimet e tilla... një zbrazje e energjive negative, sepse realiteti është i tillë, i mbushur me negativitet...
e tij.

3.
Mund të mos pajtohemi me ndonjë gazetar, por dhuna kundër tij është e dënueshme! Dhuna nuk është zgjidhje!
Mund të mos pajtohemi me ndonjë deputet, por dhuna kundër tij është e dënueshme! Dhuna nuk është zgjidhje!
Mund të mos pajtohemi me ndonjë lider partiak, por dhuna kundër tij nuk është zgjidhje.
Por, mos të harrohet:
përsëritja e rasteve krijon DUKURINË,
përsëritja e dukurive krijon FENOMENIN
dhe përsëritja e FENOMENIT krijon LIGJ (të shkruar a të pashkruar- nuk ka rëndësi... kur DHUNA bëhet LIGJ FETAR a POLITIK).
Por edhe dhuna shtetërore, e ushtruar kundër atyre që nuk e kanë asnjë përgjegjësi për dështimet shtetërore, nuk mund të merret si mbulesë për t'i mbuluar ato...
Ekziston, pra, edhe tipi i dhunës shpirtërore...
Kosovës nuk i duhet dhuna kundërinstitucionale... Kosovës nuk i duhet as dhuna institucionale...
Dhuna është ngritur në kult, në kultin e profitit: të rinjtë shikojnë filma të dhunës, me skena morbide, ku një maniak është kryeprotagonist filmi: se vret e pret në të gjitha anët...
Dhuna glorifikohet në literaturë e në filma, ajo na rrethon kudo.
"Dhuna është si droga: sa më shumë që ka dhunë, aq më shumë atë e tolerojmë", thotë shkrimtari Kristofer Houp .
Shtetet që dolën nga totalitarizmi, ende vuajnë nga kriza e identitetit.
Por gjithmonë shtigje për rrugëdalje ka... kur ato KËRKOHEN!
Dhe, për fat, ato janë të shumta...

0 comments:
Post a Comment