Sunday, October 15, 2017

Zyba Hysa: NJË POETE DIGJET…


I ndjej shkulet thellësive të tokës,
Vala e zjarrtë më pret… më hedh,
Gatuar me gjakrat lumenj të kohës,
Therur nga barbarët, stepave erdhn!
Në këtë zeval të shpirtit shqiptar,
Më në zjarr ferri… një poete digjet!
Kulmi i barbarizmit tek një barbar,
Kur, dhe poeti egërsisht përndiqet!
E dini çfarë heq gjithë qënia ime???
Pyetje pa fund: “Pse kështu ndodh?”
Dhe nga poete… fillova studime,
Të gjej fillesën, t’vërtetën të njoh!
Kush prej t’vërtetës trembet si lepur,
Lepurin në bark e mbajti gjithmonë!
Të gjesh t’vërtetën duhet zhveshur,
Fustanell’ e kohës t’vërtetën mbulon!
Ika pas n’shekuj, n’shekujt e shenjtërimit,
Një popull i përpjekur, gjithë botën ndriçoi,
Drita hyjnore… i dha ndriçim qytetërimit,
Qytetërimi i botës, dritëdhënësin mohoi!!!
Ishim vatra e shenjtërimit, e dijes njerzore,
Ishim të Besës… me Besë pritëm mikun!
Eh, sa shumë na kushtoi Besa jonë qorre,
Siç besuam vëllanë, Besuam dhe të ligun!
Erdhën qyqet nga stepat, bilbili ngrohu vezët,
S’ndryshove o shqiptar… i verbër… i tretur…
Qyqja me “Ku… ku – të” mashtron gjith’ shpezët,
Shpeza më foshnjore… shqiptar t’i ke mbetur!!!
Çelësi i suksesit vërtet është veç BESA,
Si mund të japësh Besë gjarpërit në gji!?
Besë njëri – tjetrit… këtu është kthesa,
Ndryshe do të shuhet, emiri SHQIPËRI!

0 comments:

Post a Comment