CIKËL POETIK shkëputur nga libri “ ETJE PËR KËNGË “-
poezi, të autorit Kasam ShAQIRVELA e që është në botim!
poezi, të autorit Kasam ShAQIRVELA e që është në botim!
Nuk rishkruhet historia sipas dëshirave të të tjerëve, ajo mbetet ashtu siç ka ndodhur, e parë nga këndvështrimi i realitetit shqiptar.
NjË EMISAR I RI NË DERË MË TROKET
Edhe pse akoma nuk ka dalë pranvera
Erërat e vjeshtës kanë ngritur krye
Do re të zeza po ma zënë këtë diell
Pa u bë stina, koha don me u kthye
Zgjohem papritmas nga një ëndërr e trishtë
Shkundem e përkundem mes djepash të Fisit
Shkeli sinorit deri atje ku m’është i brishtë
Udhëtojë historisë sime nëpër degët e Lisit
Kush po ngren pluhur në këtë ditë me diell?
Kush po ma mjegullon qiellin tim të kthjellur?
Çuditem dhe pyetem nga e merr këtë zell!?
Kush ua jep të drejtën me m’shkel arën e mbjellur?
Mos mi gërvisht plagët ende të pathara
Mos ma përgjak trupin me therje të reja
Nuk duron ma zemra vaje dhe të qara
Qe tre mijë vjet nga rapsodi m’këndohet epopeja
Rrobaqepësit e ri, Ballkanit lirshëm gjezdisin!
Pa e llogaritur sesa vendaliun po e mërzisin?
Promovojnë një modë të re, ne për me e veshur
Stofrat janë tonat dhe qepja prej Azisë
Nuk i rrinë mirë shqiptarit shallvaret e Turqisë
Po pyesin Yjet e kombit për t’veten historinë
Vallë ku janë penat e arta të Shqiptarisë?
Jehonën e betejave dhe luftrave me bujë
Trupin nga Çamëria dhe kokën në Krujë
Krahët nga Kosova e deri në Luginë
Ta përshkruajnë Iliridën s’bashku me Malsinë
Si në kohë të moçme dhe tani t’i vijnë, se
Asnjë dorë e zezë, asnjë ngjyrë në letër
Historinë nuk do të mundet për ta ndryshuar
Atë që me jetën e vet dhe gjakun e derdhur
Shqiptari qe pesëmijë vjet është duke e shkruar.
Erërat e vjeshtës kanë ngritur krye
Do re të zeza po ma zënë këtë diell
Pa u bë stina, koha don me u kthye
Zgjohem papritmas nga një ëndërr e trishtë
Shkundem e përkundem mes djepash të Fisit
Shkeli sinorit deri atje ku m’është i brishtë
Udhëtojë historisë sime nëpër degët e Lisit
Kush po ngren pluhur në këtë ditë me diell?
Kush po ma mjegullon qiellin tim të kthjellur?
Çuditem dhe pyetem nga e merr këtë zell!?
Kush ua jep të drejtën me m’shkel arën e mbjellur?
Mos mi gërvisht plagët ende të pathara
Mos ma përgjak trupin me therje të reja
Nuk duron ma zemra vaje dhe të qara
Qe tre mijë vjet nga rapsodi m’këndohet epopeja
Rrobaqepësit e ri, Ballkanit lirshëm gjezdisin!
Pa e llogaritur sesa vendaliun po e mërzisin?
Promovojnë një modë të re, ne për me e veshur
Stofrat janë tonat dhe qepja prej Azisë
Nuk i rrinë mirë shqiptarit shallvaret e Turqisë
Po pyesin Yjet e kombit për t’veten historinë
Vallë ku janë penat e arta të Shqiptarisë?
Jehonën e betejave dhe luftrave me bujë
Trupin nga Çamëria dhe kokën në Krujë
Krahët nga Kosova e deri në Luginë
Ta përshkruajnë Iliridën s’bashku me Malsinë
Si në kohë të moçme dhe tani t’i vijnë, se
Asnjë dorë e zezë, asnjë ngjyrë në letër
Historinë nuk do të mundet për ta ndryshuar
Atë që me jetën e vet dhe gjakun e derdhur
Shqiptari qe pesëmijë vjet është duke e shkruar.
NUK PUThESh ME MUZËN
Fjala e bukur, pa kozmetikë
e dalë nga shpirti i bardhë
e ëmbël shumë, është dhe lirikë
Që shëron plagë nga kugë e bardhë
e dalë nga shpirti i bardhë
e ëmbël shumë, është dhe lirikë
Që shëron plagë nga kugë e bardhë
Edhe pse fjala është si rrufeja
ajo ledhatim të ëmbël bie
kur maja malesh nga hareja
puth parreshtur sikur hije
ajo ledhatim të ëmbël bie
kur maja malesh nga hareja
puth parreshtur sikur hije
Edhe kullat vetë e mbajnë
timbrin zërit lart ia nxjerrin
lotët valë nuk i shpërlajnë
pengjet që mbajnë nderin
timbrin zërit lart ia nxjerrin
lotët valë nuk i shpërlajnë
pengjet që mbajnë nderin
Ti nuk puthesh kurrë me muzën!
dejve të tu nuk u ndizet gjaku
s’ndryshon puna që m’afron buzën
kur zemra jote s’ma heq merakun?!
dejve të tu nuk u ndizet gjaku
s’ndryshon puna që m’afron buzën
kur zemra jote s’ma heq merakun?!
Veç fjalë e bukur, e gdhendur n’varg
mirësi zemre edhe shpirti i dlirë
e bëjnë që këndimi të ndihet larg!
kur këndon ëmbël një zog i lirë
mirësi zemre edhe shpirti i dlirë
e bëjnë që këndimi të ndihet larg!
kur këndon ëmbël një zog i lirë
Pra ti vetë futesh në kafaz
edhe i artë në qoftë ai
zëri t’merret, timbër s’të ka
s’bën jehonë që tund kala!
edhe i artë në qoftë ai
zëri t’merret, timbër s’të ka
s’bën jehonë që tund kala!
O N E U M I
Sa herë kur kaloj
dhe gurët ia shkeli
Ura më pëshpërit
historinë ma përsërit
Oneumi i vjetër, i lashtë
sa gjyshërit Penastë
dhuruar nga natyra
bukuri e gjelbrim
freskinë ia sjell
dredhërimit malor
ditët me shi dhe
ditët me diell
Pena a Artati
n’udhëtim shekullor
edhe Ura Ilire
e gjallë është hala
qepallat varun n’qiell
shikimin në Kala
e mba pandashëm
dhe me mallëngjim
ky nishan i Fisit tim.
dhe gurët ia shkeli
Ura më pëshpërit
historinë ma përsërit
Oneumi i vjetër, i lashtë
sa gjyshërit Penastë
dhuruar nga natyra
bukuri e gjelbrim
freskinë ia sjell
dredhërimit malor
ditët me shi dhe
ditët me diell
Pena a Artati
n’udhëtim shekullor
edhe Ura Ilire
e gjallë është hala
qepallat varun n’qiell
shikimin në Kala
e mba pandashëm
dhe me mallëngjim
ky nishan i Fisit tim.
PERDJA SAPO KA RËNË
Ti, fjalët dikur i thoshe ngadalë
Shikimin e kishe të përqëndruar
Përshëndetja e jote vjente e gjallë
Trupi të ndjente pa e përqafuar
Shikimin e kishe të përqëndruar
Përshëndetja e jote vjente e gjallë
Trupi të ndjente pa e përqafuar
Teatri po luhej pa spektatorë
Protagonistë ishim unë dhe ti
Nga bina perdja sapo ka rënë
Aktrimi në punë më nuk të hy
Protagonistë ishim unë dhe ti
Nga bina perdja sapo ka rënë
Aktrimi në punë më nuk të hy
Ne nuk përlahemi e s’bëjmë zë
Hecim kokulun e veten hamë
Kujtimet përzihen ujem na janë bë
E vërteta me jetën janë t’pandarë
Hecim kokulun e veten hamë
Kujtimet përzihen ujem na janë bë
E vërteta me jetën janë t’pandarë
Pra,maskat s'do mend se bien
S'ka forcë që i mba gjatë në jetë
Herdo kurdo ato vetë shqyhen
Bardhësia bardhësisht po flet!
S'ka forcë që i mba gjatë në jetë
Herdo kurdo ato vetë shqyhen
Bardhësia bardhësisht po flet!
PËRQAFIM SIRENE
Panaoramë shumë e bukur
Kur fle deti n’të qetat valë
Edhe lulja me bukuri zane
Përvidhet detit e nuk laget
Sikur t’ishte sirenë a ngjalë
Kur fle deti n’të qetat valë
Edhe lulja me bukuri zane
Përvidhet detit e nuk laget
Sikur t’ishte sirenë a ngjalë
Ç’i ra pas një varke t’vjetër
Peshkatari paksa u hutua
Kur n’varkë të tij po ulej ylli
Me buzë në gaz iu afrua
Si një melodi e bukur fyelli
Peshkatari paksa u hutua
Kur n’varkë të tij po ulej ylli
Me buzë në gaz iu afrua
Si një melodi e bukur fyelli
Aty afër një mollë, një ftua
Tek një hije, freski e rrallë
Sirena me bandilin pranë
Këngë e bukur gjatë u këndua
Njëri tjetrit n’përqafim ç’i ranë.
Tek një hije, freski e rrallë
Sirena me bandilin pranë
Këngë e bukur gjatë u këndua
Njëri tjetrit n’përqafim ç’i ranë.
Dy pulëbardha aty qëlluan
Në vallëzim me valë deti
Këtë spektakël e shijuan
N’përqafim edhe ata mbetën
Thellësisë detit gjersa tretën.
Në vallëzim me valë deti
Këtë spektakël e shijuan
N’përqafim edhe ata mbetën
Thellësisë detit gjersa tretën.
POETËT NUK QAJNË ME LOT
Poetët nuk qajnë me lot për dashurinë
Atyre u qanë zemra njëmijë e një net
Pikërisht dhimbja i bën ta duan njerëzinë
Dhe ajo zgjat sa të jetë jeta për jetë
Atyre u qanë zemra njëmijë e një net
Pikërisht dhimbja i bën ta duan njerëzinë
Dhe ajo zgjat sa të jetë jeta për jetë
Shpirti u trazohet, zemra u vlon
Nga padrejtësi dhe veprime meskine
Dashuria për të vërtetën ata i xiglon
Edhe kur tjetri rrugën ua pengon
Nga padrejtësi dhe veprime meskine
Dashuria për të vërtetën ata i xiglon
Edhe kur tjetri rrugën ua pengon
Dhe lotët e poetit nuk duken kur rrjedhin
Majë penës mbi letër ata thahen e ngelin
Ruhen për ata që majtas-djathtas bredhin
Sa herë që preken të lagin e të djegin.
Majë penës mbi letër ata thahen e ngelin
Ruhen për ata që majtas-djathtas bredhin
Sa herë që preken të lagin e të djegin.
Fjalët që ata i shkruajnë, plagë shërojnë
Por dhe ndonjëherë bënen teshë në sy
Varësisht se kush dhe si i interpretojnë
E vërteta për ta është parimi numër nji.
Por dhe ndonjëherë bënen teshë në sy
Varësisht se kush dhe si i interpretojnë
E vërteta për ta është parimi numër nji.
Poetët nuk vdesin për dashurinë
Ata vdesin për vargun e shkruar
Për fjalën e thënë, për njerëzinë
N’zjarrin e zemrës janë t’dashuruar.
Ata vdesin për vargun e shkruar
Për fjalën e thënë, për njerëzinë
N’zjarrin e zemrës janë t’dashuruar.
PRITJE E NGROFT
g e g n i sh t
Bjeshka e malit tem
Ka bukurin e rrallë
Me panoram t'bukur
Ajri t’i ngjall mushknit
Kjo bukuri natyrore
T'i pushon dhe sytë!
Perlat nga perenia
Si t'bletve hoje
Fllanza e bilbila,
Sorkadhe e drenusha
Në kto t'lashta troje
Kullota edhe pyje
Livadhe e fusha
Mbushur plot me kroje
Ku rrjedh uj i ftoftë
I pastër sikur ari
Dem baba dem
Pellallazgu e Shqiptari
N’perqafim dhe miqsi
Pritjen e kanë t'ngroft
Amanet si ua la i pari
E mbajnë edhe sot, e
Do ta mbajnë gjithmonë
Se harojnë për mot.
Ka bukurin e rrallë
Me panoram t'bukur
Ajri t’i ngjall mushknit
Kjo bukuri natyrore
T'i pushon dhe sytë!
Perlat nga perenia
Si t'bletve hoje
Fllanza e bilbila,
Sorkadhe e drenusha
Në kto t'lashta troje
Kullota edhe pyje
Livadhe e fusha
Mbushur plot me kroje
Ku rrjedh uj i ftoftë
I pastër sikur ari
Dem baba dem
Pellallazgu e Shqiptari
N’perqafim dhe miqsi
Pritjen e kanë t'ngroft
Amanet si ua la i pari
E mbajnë edhe sot, e
Do ta mbajnë gjithmonë
Se harojnë për mot.
0 comments:
Post a Comment