Wednesday, October 18, 2017

Bajrush Bunjaku: EJA ËNDRRA IME


Eja ëndrra ime e bukur
Si mbramë eja përsëri
Më merr me flatrat tua
T`fluturojmë nëpër kaltëri
Mbi kopshtiet madhështore
Të nënës Shqipëri
Eja më merr për dore
Skaj më skaj të ecim
Gjithë tokave arbërore.
Të shijojmë aromën
E luleve të parjasës
Luleve shqiptare.
Eja më merr dhe një herë
Shumë herë e gjithë herë
Çdo natë e çdo ditë
Çdo stinë e çdo mot
Me ty t`fluturoj mbi atdhe
Nuk ngopemë dot.

0 comments:

Post a Comment