Monday, October 23, 2017

Arqile Gjata: PULËBARDHAT E VJESHTËS


Në vjeshtë pulëbardhat, me mall
e gëzojnë lirinë.
Nuk kanë ftohtë, lundrojnë brigjeve
ti shikosh se si kalojnë uragane
si shkëlqimtare dëgjojnë këngët e kohës,
sytë e tyre lundërtare, të malluara për stuhi
e re të kaltra!
Ato
si shpezë detare mbi valët e serta
i thurin meloditë e dhimbjeve,
të çliruara nga frika
mbi krahët e tyre mbajnë qiellin
mes ngjyrave të shiut prishin heshtjen
lënë gjurmë horizonteve,
lakuriqësisë së gjumit flladi u jep frymë.
Pulëbardhat...
Ti shikosh se si i çukisin retë e vjeshtës
mbi pëndët e tyre lulëzojnë rrezet e diellit,
erëra të forta rrëshqasin mbi to, nuk flenë
dhe kur brigjeve bien bubullimat e vjeshtës
ato janë lundërtare të lirisë!

0 comments:

Post a Comment