Thursday, October 12, 2017

Arqile Gjata: …DO KEMI DHE NE VARRET TONA!?


TREGIM

Vitet e jetës në emigracion më dalin shpesh herë, të gjalla në kujtesë…
Disa prej tyre dhe më janë fshirë, por shumë nga ato më kanë lënë dhImbje të rëndë dhe mbytëse. Të tilla përjetime nuk i kisha ndier, apo prekur vite më parë.
Tek Sheshi “Komunduru”, në pjesën veri perdimore të qytetit, kam dy miq! Ata, para disa vitesh ishin njerëz të etur për jetën, familjar të devotshëm dhe emigrant të vjetër.
Papuli, (kështu e thërras tani unë) miku im, dikur ish drejtor shkolle. Sot është nga ata frymorë që flasin, bërtasin e grinden me veten e tyre. Në çaste të caktuara reciton me zë të lart vargje nga krijimet poetike të gruas së tij. Jeta e tij tragjike e shkuli dhunshëm nga rrënjët. Nga një aksident automobilistik humbi familjen (gruan dhe dy fëmijët)...
Më shumë se 6 muaj jetoi në gjëndje kome, ndodhi që për disa çaste erdhi përsëri në jetë. Kur mësoj tragjedinë e ndodhur...i iku mendja!
E goditën rëndë fatkeqësit…
Ai tani endet rrugëve të qytetit, mbledh bishta cigaresh...oh Papuli im i dashur, pse kështu!?
Papuli...eh, ai njeri me aq kulturë, i vëmendshëm përgjatë udhës së tij! Familjar e shokë serijoz, disi i heshtur. Jeta e tij ishte e qet dhe aspak e zhurmëshme! Erdh e u bë pjesë e asaj armate që u larguan për të qënë më afër kënaqësive ekonomike dhe për ta regulluar jetën familjare sa më të harmonishme e të gëzueshme me punë e ndershmëri.
Ai…tani jeton, merr frymë, ecën, fle gjumë, ngryset dhe gëdhihet nën strehën e qiellit gri, pa familje dhe njeri që të përkujdeset për të...
Dhe pse është degraduar mendërisht dhe fizikisht, ka çaste që hyjnit e ditës..i japin pak kujtesë, ia lagin fytyrën me buzëqeshje! Por shpejtë largohet nga ai realitet...zhytet në turmën e atyre frymorëve që flliqin mjedisin, zhurmojnë dhe grinden me këdo.
Me vetëdijen time shkoj ta takoj, ta qetësoj, ose t’i jap diçka, që atij ti shërbej..
Në shumicën e rasteve e gjej ashtu si ata..”si epshor tundin mendjen e tyre”..ata dhe pse janë shumë të lodhur, të papërgjeshëm kanë fantazi e trillime reale.
Ishte e diel, ditë pranvere, Rrugicat e asaj lagjeje të frikëshme dukeshin më të qeta. Diell kishte për të gjithë...Çuditrisht dhe Papuli im ishte më i bukur, i dallohej një buzëqeshje e vaktë, por e tradhëtonin sytë. Ato sy i lotonin! Lotët i bëheshin më të zeza kur Papuli i fshinte me gishtat e tij të pista...Po pinte një bisht cigareje....
Iu afrova, i zgjata një paqetë cigareje, diçka për të ngrën dhe i fola në emër...
Ndjeva se u prek, ngriti pak kokën dhe më vështroi si paqejf. Diçka kërkojnte në xhupin e tij prej lëkure, që nuk e hiqte dhe në ditët e nxehta të gushtit.
-Papuli im, si të kam!?, dhe heshta për disa çaste. Ai...e ndjeu zërin tim! Ma shtriu dorën e majtë që të më takonte.
-Ulu, ulu se do të them diçka..., më tha, me një zë të mbytur, dhe e përsëriti prap ftesën që të ulesha pran tij.
-Bëre mirë që erdhe!
Ore djalë...më thuaj, ma thuaj dy herë...a do kemi vend varri ne mbeturinat e jetës??
U shtanga, u dridhërova nga kjo pyetje! Sa çudi, pse kjo pyetje kaq e frikëshme, po dhe aq njerëzore nga një njeri fatkeq, i tronditur mendërisht, i sakatuar nga fati dhe i humbur në turmën e qënieve më të shkretuara të shoqërisë!
Nga xhepi i xhupit nxori një letër jo shumë të zhubrosur dhe ma dha!
Pas disa çasteve u ngrit vrullshëm dhe u largua, iku sikur po e ndiqnin për ta kapur...
***
Nuk e di, në se letrën e kishte shkruar “mendja” dhe dora e Papulit! Shkrimi ishte shkruar jo keq...por me gjysma -gjysma fjaët! Dyshoj, se ato fjalë i ka shkruar në kohë të ndryshme. Mbi letër kishte njolla, të zeza, të verdha dhe në fund ishte ca e djegur me cigare.
E futa në xhep dhe me merak dhe dëshirën për ta lexuar sa më shpejtë shkova në shtëpi sa i tronditur, aq dhe i habitur për ta lexuar atë amanet, atë letër e sendndërtuar nga një “Njeri” që e quajnë fundërinën e shoqërisë!
Ajo letër ishte një klithmë, një dëshirë!
“..Do kemi dhe ne një vend varri, varret tona me emrin e seicilit??”
Dhe më tej shkruhej:
-Unë, kam një ide, një hall që më mundon shumë.
Do mbledh disa turma, pjesë nga ajo pjellë njerëzore e padobishme.
Në krye të turmës do jenë psikopatët, më pas endacakët dhe në grupin e tretë lesbiket dhe homosesualët e çmendur.
Pjesën më të bukur do e përbëjnë kurvat e rrugëve dhe të droguarit...këta janë ajka e turmës!
Me këto forca mbeturinash njerëzore do organizoj një demostrim.
Kam besim, se do jenë shumë, aq shumë sa që policia nuk do e përballoj dot vargun e madh të këtyre humbëtarëve e mjeranëve që nuk i zë ligji.
Të gjithë bashkë do i drejtohemi Mitropolis, Peshkopit. Me shpresë të na siguroj, që ne të kemi seicili varrin dhe emrin tonë të shkruar mbi një pllakë guri!
Nuk do i drejtohemi Bashkisë...Ata të Bashkisë janë mashtruesa, hajdutër dhe kurvarë! Të gënjejnë!
Mitropolia eshte shtepija e Zotit për gjysmën e botës. Do u kërkojmë të takohemi dhe t’ja u tregojmë hallin e madh që ne kemi...Shpresojmë, që t’na dëgjojnë!”
***
Ajo letër, pasi e lexova me kërshëri e me shqetësim më vuri në sprovë të fuqishme, në një pozicion të vështirë, por më tepër po mi shplante mendimet.
Bisedoja me veten...dhe herë-herë, ngjaja sikur isha i dyzuar! Vërtetë, kjo shtresë fatkeqe, të vrarë e të shkërmoqur nga fakeqësit, nga varfëria, pse jo dhe nga dashuria hyjnore, brenda vetes së tyre kanë shumë të pathëna, të cilat nuk kanë mundur ti shprehin!??
Gjithëçka tek ata rinë brenda tyre si në një gjumë të përjetëshëm. Por, ka raste që ato shpërthejnë në çaste kritike si shtysa nga ngacmime të jashtëme. Realisht janë të përgjumur, lëvizin si fantazma. Ata janë vetë drama e jetës, janë loti i dhimbijeve që tashmë u ka ngelur, ajo ngushëlluesja...Të kuvendojnë me veten e tyre!
E dija, mund të ndodhte ajo, që Papuli shkruante në letrën e tij që më dha...
Ndodhi që dhe unë ato ditë isha pa punë…Pas ores 10-të të çdo dite vija rreth e rrotull sheshit të Mitropolis. ..
Nuk kaluan shumë ditë! Tek sheshi përpara Metropolis u mblodhën si me porosi grupe “njerzish” të çuditshëm…ashtu siç dhe më shkruante Papuli im!
Grumbujt e turmave sipas mëndjes dhe syve të tyre ishin afruar shumë pranë derës kryesore të Metropolisë...
Nuk dëgjoheshin as britma dhe as brohoritje, veç gjithëkush në botën e tyre, vështronin si guak fasadën e madhe të Mitropolis. Njerëzia, të habitur me shumë kureshtje sodisnin mjedisin ku po grumbulloheshin më shumë nga ata njerzit e rrugëve të pista. Binte në sy një grumbull i dëndur të cilët dalloheshin...Me qeska kishin pështjell këmbët, lidhur pantallonat me qeska të sajuara si rypa mezi. Disa me plasmase të hedhur mbi sup. Të tjerë pinin cigare që i mbyste kolla dhe pjesa tjetër me shishe plastike me ujë e kokakola shtyheshin drejt portës së madhe të kishës.
...U gjenda pranë një grupi femrash, vetëm kështu mund ti quaj! Ato ishinë dhe në moshë të re. Ishinë të sfilitura, hollake dhe të përzhëlitura në fytyrë nga keqeushqyerja, alkoli dhe droga.
Turmat nën shtyrjen e grumbujve që po tentonin të futeshin në mjediset e kishës...u futën me potere brenda, deri atje ku mbaronin kariget që uleshin besimtarët...
Gjithë kupola e kishës gumëzhinte nga turma e gajasur nga çka po shikonin brenda mureve të kishës. Pjesa më e madhe mblodhi gjithë qirinjtë dhe i fshehën nën rrobat e tyre, u duheshin për tu ngruhur netëve të pagjuma! Disa preknin si me habi ikonat dhe hidhnin sytë në tavan e çakërdisnin sytë mbi ato potrete që tashmë dukeshin të entusiazmuar.
Filluan të kërkonin, të futeshin në dhomëzat ku kishin shenjtërinë e tyre priftërinjtë. Muarën prej andej gjëra që i quajtën si të mira dhe me vlerë, si disa libra dhe mbulesa për veshje...
Në atë grumbull frymorësh...njoha Veronikën, vajza e dikurshme që e mashtruan trafikantët...Jeta e saj, një pus i thellë zhgënjimesh, përdhunime...Ka kohë që jetonë pa memorje dhe llogjikë...Eh, e mjera familje!
Veronika, sa më pa hapi çamtën e saj(palo çamtë, e shqyer dhe e njollosur me bojra) nxori prej aty të kuqtë e buzëve dhe një pasqyrë të vogël. Krihesh dhe më shikonte mua, më buzëqeshte(më njohu) dhe bërtiti me sa fuqi që kishte:
-Ejj...ej o idjot, dëgjoni!
Unë, vë bast se këtu jemi në xhami...!!
Pas disa çasteve ja këthehu po me zë të lartë dikush tjetër...
-Jo, o flliqësirë, këtu jemi në shtëpinë e shenjtë të Zotit!
-Oh..sa mirë,- iu përgjigjë Veronika!
Pse s’thua?
-Eja të pallohemi ne të dy e të lajmë mëkatet e jetës..!?
Plasi sheri...shumë prej tyre u ulën në dysheme se nuk mbaheshin dot në këmbë, disa, ata më të droguarit filluan të dremisnin.
Ishte Papuli ai që e zgjoi turmën! Papuli doli në krye, atje ku Papaj ligjëronë ditëve të kremte. Lexoj një letër që i drejtohej Dhespotit, që të bisedonte me Zotin. Tu sigurohej nga një varr me një emër shkruar në një rasë guri.
Kaq, mjaftoj që në Kishë të vinin shumë besimtarë, priftërinjë...Vetëm policia nuk ndërhyri, pasi e ka të ndaluar të futet në shtëpinë e Zotit.
Pas fjalës së Papulit askush nuk donte të largohej prej andej... aty donin të vdisnin të gjithë!
Ata nuk janë fajtor! Kurësesi, ne nuk kemi të drejtë ti quajmë ata “vrasës të vetvetes”. Këto turma janë udhëtarë të jetës që lëngojnë dhe kërthasin mbyturazi në vaje e brenga të padëgjuara!
..mos vall? Ne, duhet të dyshojmë, se ata...ajo turmë e pashtershme ka një të qeshur serioz, që i tregon ata më tërheqës dhe të mëshirueshëm për ne të gjallët...??
***
Kishin kaluar më shumë se tre muaj! U bëra merak përsëri për Papulin tim të gjorë.
Shkova tek vendi ku dhe mund ta gjeja...
Eca dhe pyeta për atë NJERI. Askush nuk më jepte përgjigje, të gjithë ishin bër memec.
Ishte vjeshtë e dytë, shirat sapo kishin filluar. Ajo turma, fundërira e qytetit kishte firuar, nuk ishin po ato fytyra që kisha parë për shumë vite. Të tjerë, më të rinjë i ishin bashkuar tortuarëve dhe skutave të lagjes. Tashmë, Bashkia i lante me ujë me presion vëndstrehimet e qyqarëve. Shumë pakë kalonin lartë e poshtë për të shitur, ose blerë ilaçin e tyre të vdekjes!
Diku, aty tek kthesa e rrugës kryesore u gjenda ball-përball me Veronikën që mezi i mbahej shpirti, bërë kockë e lëkur me një cigare në gojë. Më ndjeu, erdhi e lodhëshme, e fikur në fytyrë..!
Me pakë frymë më psherëtiu!:
-Papulin, mbrëm e mori makina e varrimit e bashkisë, e shoqëronte dhe një prift..!

0 comments:

Post a Comment