Sunday, October 8, 2017

Arqile Gjata: DRITËMURET E QYTETIT KU JETOJ

“Është dita që më ndihmon të vazhdoj.”
F. Kafka
Dritëmuret e qytetit ku jetoj
kanë frymë poetike...
aty,
gjethet e jetës pushtojnë mendjet
me vargje entusiazte, drejt paqes së përjetshme...
Në dritëmuret e qytetit
në fshehtësi, horizonteve dhe nën rrënjë,
nëpër ajër gjen mistere të shpirtërave...
Rreth dritëmureve të qytetit
ka lule dhe shumë varre...
busti i jetës, hije të rëndë ka!
Në sheshin kryesor urrejtja rrethohet
blihen, shiten dhe sytë,
të aftë të urrejnë, sepse ekzistojnë!
Dritëmuret e qytetit
çdo ditë thërrmohen nga dhimbiet e ajrit...
zërat e kohës harkohen në të murmë,
si pemët e vjeshtës janë të paprekshëm,
kërkojnë të jenë pranë dritëmureve
të pikturojnë “Këpucët e Van Gogut”!

0 comments:

Post a Comment