Sonte më the: "Dëshiron t'vallëzosh?"
Ritmin e kam mësuar qysh në mitër,
Më pas nëna ime përherë më thosh,
Dinë të vallëzojnë veç njerzit e ditur!
Ritmin e kam mësuar qysh në mitër,
Më pas nëna ime përherë më thosh,
Dinë të vallëzojnë veç njerzit e ditur!
Leximin e desha tej jetës shkollore,
Salloneve mondane, shkova, u rrita,
Shkrimtarëve u ngre, sot përmendore,
Pa librat e tyre, as veten s'do njihja!
Salloneve mondane, shkova, u rrita,
Shkrimtarëve u ngre, sot përmendore,
Pa librat e tyre, as veten s'do njihja!
N'sallone mondane me veshje klasike,
N'tinguj klasikë vallëzova me ëndrrën,
Syhapur prisja ëndrrën, ditë pas dite,
Melodinë e shpirtit, t'shkruaja këngën!
N'tinguj klasikë vallëzova me ëndrrën,
Syhapur prisja ëndrrën, ditë pas dite,
Melodinë e shpirtit, t'shkruaja këngën!
Kam bërë prova, t'isha e sprovuar,
Si vallëzohet vetëm me tinguj ëndrre,
Q'prej vitesh... Ti... më ke mësuar,
Vallëzojmë të dy, me tinguj zemre!
Si vallëzohet vetëm me tinguj ëndrre,
Q'prej vitesh... Ti... më ke mësuar,
Vallëzojmë të dy, me tinguj zemre!
S'ka salla moderne, as muzikë klasike,
Kumbon Universi... n'akord mijëra zile!
Në pistën e ajrit... vijnë valë magjike,
Kurr' s'kisha vallëzuar, me krah' Perëndije!
Kumbon Universi... n'akord mijëra zile!
Në pistën e ajrit... vijnë valë magjike,
Kurr' s'kisha vallëzuar, me krah' Perëndije!
I PËRKAS KËSAJ STINE
Përballë errësisë së qiellit,
Gjer dielli të dalë përsëri mbi malin e dhimbjes,
Për të shpërfillur dhimbjen,
Shkoj nën shoqërinë e klasikëve,
Q'dhimbjen shndërruan tinguj për veshë të stërvitur...
Mbi tastjerën e pianove,
Prekje gishtërinjshë me forcë energjie të pamatë,
Si prekja jote atë natë Maji nën efektin e magjive,
Q'hëna i kish lidhur në shpirtrat tanë,
Universi u ngarkoi zotërinjve,
Për ta shndërruar dritë përmes tingujve...
Përhumb...
Dhe në përhumbje...
Me ty prapë...!

Herë shndërrohen Madam Butterfly,
Ecje - jaket e tua,
Me princin e saj më ngjajnë,
Një grua e dashuruar s'beson q'mashkulli,
Hedh një shkëndi,
Pa menduar se ti digjesh viteve nëpër flakë...
Kohët kanë ndryshuar,
Unë hapi i ndryshimit të kohës sonë,
Përtej dhimbjes, përtej errësirës mendore,
Dashurinë e quaj PERFEKSION!

Herë shndërrohem "Nabuco"
Xhuzepe Verdi në kishën e Shën Marisë më strehon,
Si mijëra gra hebreje t’pafajshme, n’inkuzicion,
Kur veç Zoti mund të vërë dorë në dhimbjen tonë,
Shkaktuar prej keqkuptimeve
Apo prej ndërhyrjes së tingujve valorë,
Q'universi i sjell e hyjnë përmes poreve,
Për t'lëkundur monotoninë e viteve,
Nga letargjia të na zgjojnë,
Nëse zgjohemi falë Perëndive,
Dashurinë gjallërojmë!

Vivaldi në "Katër stinët" tek stina jonë qëndron,
"Spring" ku tingujt si ujrat gurgullojnë,
E jehona e tyre, vjen grykave të shpirtit,
Me aromën e luleve të Majit tonë...
Këtu kuptova veten time,
Unë i përkas kësaj stine!
Dhe ti... ardhur prej magjisë së hënës,
Si Anna Giraun* për Vivaldin,
Viteve shndërruar MUZË e "Katër stinëve"
Q'Vivaldi dashurisë i dha portretet e tyre,
Herë gurgullimë krojesh q'zbresin shpateve halorë,
Nën cicërima zogjsh qiellorë,
Shndërruar me pamjen e oazave,
E ne në mjellma q'lodrojmë...

Herën në udhëtare shkretive të Saharasë,
Ku buzët çahen për një pikë puthje,
Këmbët lënë gjurmë gjaku e s'qëndrojnë për të pushuar,
Në kërkim të nj’oazi,
Q'dikur prekën për ta ëndërruar...
Ku buzët çahen për një pikë puthje,
Këmbët lënë gjurmë gjaku e s'qëndrojnë për të pushuar,
Në kërkim të nj’oazi,
Q'dikur prekën për ta ëndërruar...
Herë përballë erërave të vrullshme,
Q'gjethet e shpresës i shkëpusin një nga një,
Për të çelur thythet e tyre q'pritja e gjatë t'i lulëzojë,
Shpresat aqsa herë rrëzohen, po aq herë mbretërojnë...!
Q'gjethet e shpresës i shkëpusin një nga një,
Për të çelur thythet e tyre q'pritja e gjatë t'i lulëzojë,
Shpresat aqsa herë rrëzohen, po aq herë mbretërojnë...!
Dhe varen stalaktidet në tavanin e shpirtit,
Si shpellave të ftohta malore,
Ashtu kokëposhtë në pozicionin e lakuriqit,
Gjer afër truallit tij
Shpirti mbetet pa frymëmarrje,
Gjer prapë PRANVERA të vijë!
Unë kuptova veten time,
I përkas kësaj stine!
Si shpellave të ftohta malore,
Ashtu kokëposhtë në pozicionin e lakuriqit,
Gjer afër truallit tij
Shpirti mbetet pa frymëmarrje,
Gjer prapë PRANVERA të vijë!
Unë kuptova veten time,
I përkas kësaj stine!
0 comments:
Post a Comment