T'kujtohet kur nga gëzimi t'qeshnin sytë,
kur t'pranuan në radhët e partisë ate dite,
u betove deri në vdekje do jeshë besnik.

Të kujtohet partinë krahasoje me diellin,
mbaje në gojë në çdo fjalim para popullit,
kur e quaje i vetmi diell ndriçues të globit.

A mban mend kur një dite krejt papritur,
dole në tribunë e thirre poshtë partia,
poshtë dielli gënjeshtar kriminel rroftë liria

Mua më kujtohen te gjitha shume mire,
prandaj sot nuk të besoj dot asnjë fjalë,
kur flet ti për lirinë që vetë dje e ke vrarë

0 comments:
Post a Comment