Hysen KËQIKU:MË NUK KA DROJË
(Shkrimtarit Nehat Jahiu)
As nuk më vjen as nuk më le të qetë
Kukuvajka nëpër serrnishtet e palëruara
Me fshisën nën këmbë fluturon me imagjinatën qyqe
Gjithandej nëpër klorofilin e kërmillit që fsheh kokë
Edhe nga fija e barit njomak
Edhe nga lulja zambak
E lypi relievit të ronitur me sytë e tu
Të më shfaqet tok me rrezet e posalindura
Në Agun e Afroditës pellazgjike
Më vjen a s’më vjen me erëmollën e ndaluar
-Eja, të pret Ura prej zemrave
Ajo nuk frikësohet as prej gishtave as prej thembrrave
Te ura e gjyshes e ke të shtruar qilimin e miqësisë
Imagjinoje një shtëpi me Rreze në dritare
Mu në rrafshin e Orizarës së vesuar me pika kristal
Mbuluar me thirrje bujare
Edhe vrullin , edhe zemrën edhe burrin
Kush është ai që burrit ia ndal turrin...
Ismet Jashari është në roje të burrërisë
Me identitetin në ballë si dritë e rrallë e përmallë
Kur hëna na vjen nuse në kalërim me krahët e fluturave
Edhe pranvera thurr lirika me nota idilike
Edhe vera na vjen me tomanca trimërie
Edhe vjeshta plakë me Eptaf lirie...
Fluturimi i pëllumbave ta ngjall mallin e tretur
Ta vë krahosh rreth qafe e kraheqafe
Si një relikt që herë dhemb, herë ngazëllen
E Hutit mbi çati i shtohet belbëzimi në gjuhën kobe
Se Lulëkuqet mbi varre të keqen e zhytën në deti
Më s’ka drojë na bashkon “malli që na treti”
Në Gjilan, më 04. 10. 201
0 comments:
Post a Comment