Sunday, October 8, 2017

Zyba Hysa : LUMTURI...

Tingëllinë ethshëm sot zilet e qiellit,
Të gjitha njëherësh me zërin tënd!
Aq ëmbël vallëzojnë kuantet e shpirtit,
Sa gjithë Universi... prej tyre u çmënd!

Vetëm për kaq pak, kaq gjatë heshtën!?
Ç'dorë e mistershme, egër i cingris,
Atje ku dhe mendja se ka të drejtën,
As me mend të shkojë, jo t'shëtisë!

Zilet e qiellit e pse rrinin heshtur,
Tingëllim' e tyre vinte valë - valë...
Jo siç erdhën Majit, si era me breshër,
Futeshin pa zë... digjte shpirti zjarr!
..........................................................
Tingëllinë ethshëm sot zilet e qiellit,
Të gjitha njëherësh me zërin Tënd!
Aq bukur vallëzojnë kuantet e shpirtit,
Sa gjithë Universi... prej tyre u çmënd!

0 comments:

Post a Comment