Friday, October 27, 2017

Zyba Hysa: SA PAK...


Sa pak, kam kërkuar ndihmë nga Ti, o Zot,
Mbase… prandaj s'më ke ndihmuar aspak!
S'kam kërkuar as pasuri... as ta kem short,
Vetëm një herë ta shikoj e t'i hidhem n'krah!
Ashtu siç u derdh Ai, si ujëvarë natë Majin,
Mbushi me zjarr, trup e shpirt… vlim zihem!
Ç'faj kam… q'kacafytem ethshëm me zjarrin,
Brenda zjarrit digjem... e prej hirit ringrihem!
Aqsa herë digjem si një eshkë… çliroj aromë,
Brenda timit shpirt dhe kuatet e tij kanë shpirt!
Universi, kand e kand ka marrë aromën tonë!
Prej aromës ngopem… çelin, prapë ndiesitë!
Ç'faj kam Unë, o Zot… nëse kam faj dënomë!
N'shtatë ferre jam gati të eci zbathur mbi zjarr,
Se zjarri mbrenda shpirtit tim, ferret i kalon,
Vetëm jep besën, po dola… t'i hidhem n'krah!
Sa pak kam kërkuar ndihmë nga Ti, o Zot,
Mbase… prandaj s'më ke ndihmuar aspak!
S'kam kërkuar as pasuri... as ta kem short,
Vetëm një herë ta shikoj e t'i hidhem n'krah!

0 comments:

Post a Comment