Është i njohur problemi i reminishencave poetike. Që poetët japin e marrin me njëri-tjetrin, kjo dihet. Ndodh të bëhet edhe instiktivisht, pa u kuptuar, kur krijimi i njërit pëlqehet aq shumë prej tjetrit, saqë asimilohet shpirtërisht dhe riprodhohet nga i dyti si origjinal. Asimilohen prej laboratorit krijues detaje të ndryshme, figura, gjetje stilistikore e kështu me rradhë. Poetë të mëdhenj botërorë, njëri prej tyre Elioti, nobelisti, kanë dëshmuar ndershmërisht, se në periudha të caktuara të krijimtarisë së tyre janë ndikuar, madje edhe kanë imituar poetë të ndryshëm. Meqë sollëm Eliotin, këtë mjeshtër të papërsëritshëm të vargut, të kujtojmë se ai, në një intervistë dhënë “Paris Review”, pohon se gjer edhe ka përsëritur përpikmërisht stilin, madje edhe ka kopjuar vargje të veçanta të poetëve frëngë të kohës. Ngaqë i kishin pëlqyer aq shumë, i kishte asimiluar shpirtërisht, rrefuzonte t’i quante “të huaja”… Të ishte mëkat i qëllimshëm, nuk do ta thoshte, prandaj… “koka e falur, nuk pritet”. Kjo në periudhën e parë të krijimtarisë së tij. Mandej ishte “disiplinuar”…
Në këtë kategori përjashtohen plagjiaturat. Nuk hyjnë këtu ata krijues, që vënë poshtë një poezi, e fotografojnë, i bëjnë ca retushe (ndryshojnë fjalë) dhe e sjellin në publik si të tyre. Thonë grekët: “Veshi Manoloja rrobat së mbrapshti dhe u bë tjetër njeri…” Kjo bëhet me ndërgjegje të plotë përvetësuese. Nuk ka të bëjnë këto raste me “laboratore të brendshme artistike” e gjepura të tjera shfajësuese. Këtu thjesht vidhet!
Këto meditoja sot në mëngjes, tek lexoja tek Sofra Poetike (ku kam qenë dikur Kryeredaktor dhe më ka mbetur zakoni i të ulurit shpesh në të) një poezi të një poeteje. M’u kujtua menjëherë poezia e bardit tonë të madh, Fatos Arapit, “Ti do të më dashurosh patjetër”. Për mua, nuk ka diskutim, një fill i dukshëm i lidh këto dy krijime. Si lexues i përqas vetvetishëm në stil, në konceptimin strukturor, por edhe në vargje të veçanta, që përdoren si rrefren dhe që formojnë strumbullarin, thelbin poetik. Një këngë mund edhe ta harrosh, rrefrenin vështirë. Dhe mendoja, se ku duhej ta klasifikoja poeten në fjalë… E gjeta më në fund, por po e mbaj për veten time. Më janë mbaruar edhe ftesat për gjyq…
Thashë vetëm të diskutojmë.

0 comments:
Post a Comment