Friday, October 6, 2017

Bajrush Bunjaku: MOS U PËRKUL

Mos u përkul ke ç`do lule e bukur
Aromën e saj joshëse për ta shijuar
Njëra nga to është gjarpër maskuar
Do t`kafshoi duke t`ledhatuar

Në zemër dhëmbët do t`i ngulmoi
Trup dhe shpirt do t`i helmoi
Kurr mos e bëj këte gabim
Se do të smuresh pa shërim

Mos u përkul pran çdo lulëje t`bukur
Zjarr përvlimtar në njërën është strukur
Mos e bëj këte gabim
Se do të vuajsh pa mbarim.

0 comments:

Post a Comment