Saturday, October 28, 2017

Sadbere Gagica Spahija: NJË UDHËTIM ME ËNDRRA

Ishte muaji korrik e vapa të digjte. Uji dikund dikund ishte shterrë. Njerëzit kishin nisur të frikësoheshin. Në të tilla raste, thoshin disa plaka që shitnin punët e dorës në një treg të vogël, mund të priten termete apo ndonjë zonë vullkanike.. Laura , pasi mbushi një shishe me ujë, mori udhën drejt shtëpisë së saj, e cila gjendej skaj një mali. Natën, kur dilte në oborr, bënte freskët. Edhe dielli në mëngjes binte vonë në oborr.
Pas tri ditësh Laura , me një çantë në dorë, u nis drejt stacionit të autobusit, I cili nisej në orën nëntë të natës për në Cyrih. U ul në karrigën pranë xhamit dhe e lodhur nga punët e ditës, i mbështolli këmbët me një batanije të hollë dhe u mbështet anash për të pushuar.Pranë saj ishte ulur Lena, një mike që udhëtonte bashkë me te.
-Përse dukesh kaq e trazuar? E pyeti Lena.
- Ishte natë. Ndjeva se nëpër shkallë po lëvizte dikush. U ngrita nga shtrati për të parë.
As hije, as zhurmë. Poçat elektrike tundeshin , sa majtas aq dhjathtas.Isha vetëm atë natë në shtëpi. Më kaploi një frikë e padukshme. E binda veten në ato çaste se ishte tërmet. Zemra më rrahte si tiktaket e orës.
-Çfarë bëre ti në ato çaste?
-Asgjë. Bërtita deri në qiell. Po zë nuk kisha sa duhet.Pastaj palova librat e rëna nga vitrina dhe rashë për të fjetur. Po i ndjeva sërish hapa nëpër dhomë. Isha në ëndërr apo vërtet ishin hapa ato? Tërë natën nuk i fika dritat. Një lëvizje e vogël e perdeve më tmerronte. Mbulova kokën me jorgan..ashtu e djersitur , më kishte kapluar një gjumë I rëndë, deri në mëngjesin e vonë.
-Eh , moj Lenë.Ishte mars e bora sa kishte nisur të shkrihej. Ishte ndalur ajo fërfëllizë bore që m’i mbushte dritaret me bore. Nata kishte nisur të shkurtohej e dita të zgjatej më shumë. Unë e im shoq po ktheheshim nga mali..Rruga gjarpëronte mes pyllit të dendur.Lumi shtegtonte si një përrockë pa shpirt, sepse bora ende nuk ishte shkrirë.E ai dinte here pas here të vërshonte, kur binin shira me rrëmbim. Kur u afruam te Ura e dy motrave,për të cilat ende deri më sot askush nuk di të thotë se si ka mbetur kjo legjendë,, në anën e djathtë të lumit po kapërcente një hije burri me flokë të gjata e me mjekërr të parruar sikur të kishte qëndruar me muaj të tërë në shpellë.
Tërë rrëfimi u bë në autobus., midis Laurës dhe Lenës. Njerëzit i dëgjonin shpesh fjalët e shkëputura dhe nuk ishin në gjendje të kuptonin fillin e ngjarjes.
Dy udhëtarë pas qeshën me zë.:” Mos na thuan të ikim nga autobusi “.
Autobusi qante nëpër një udhë lakore, me shumë kthesa. Laura kishte mbështjellë edhe kokën deri në gjoks me një një pëlhurë të hollë dhe po ëndërronte ikjen nga ato bjeshkë ku fantazma e kishte ndjekur që nga dita kur ishte bërë nuse atje. Kur nisi të bjerë shi, ajo me Lenën, bri njëra –tjetrës, hapen sytë dhe panë se gati kishin arritur në stacionin e fundit. Qyteti dukej si një zjarr në flake, nga dritat e neonit.

0 comments:

Post a Comment