(Kundrime), 29
A duhet të përhapim e krijojmë dashuri e vlera, lumturi e solidarësi në këtë botë apo shkatërrime?
1.
Ndonjë Libër i Shenjtë pohon:
kjo botë është e rrejshme,
nuk do të kesh kënaqësi në këtë botë,
e pse të vrapojmë pas gjërave (luksoze të kësaj bote), mbasi Perëndia ka premtuar se do ta shkatërrojë!
Qetësia e lumturia gjenden në botën tjetër, ku nuk ka pronarë.

2.
Le të shtrojmë pyetje (në formë retorike-poetike):
A nuk qenka njeriu qenie mrekullisht e krijuar?
Dhe a nuk i është dhënë edhe njeriut mundësia të krijojë familje, të ndërtojë shoqëri të drejtë,
a nuk i është dhënë e drejta (natyrale) të krijojë art, kulturë, të zhvillojë arsim e dije,
a nuk i është dhënë e drejta të ngrejë qytete, të ndërtoj rrugë shtëpi, të prodhojë aeroplanë e trena në dobi të njeriut, të prodhojë gjithçka tjetër në dobi të njeriu,
a nuk e ka kureshtjen, si një të drejtë të qenies së tij, që të zbulojë e rizbulojë mikrobotën e makrobotën, universin dhe vetveten,
a nuk e gëzon këtë të drejtë që me krejt çka prodhon e bën (mjekësinë, arsimin, ekonominë, teknologjinë), t'i ketë në dobi të vetes dhe shoqërisë njerëzore,
a nuk ka të drejtë të arrijë maja sa më të larta të njohurisë, artit, mirësisë, solidarësisë, mirëqenies familjare e shoqërore?

3.
Dhe, për shkak se brenda shoqërisë njerëzore ka shumë lakmitarë, gllabërues, shtypës e kriminelë,
a do të thotë kjo që Njeriu u dashka të heqë dorë nga kjo botë e jo t'i heqë qafet këta lakmitarë, gllabërues, shtypës e kriminelë,
a do të thotë kjo që Njeriu u dashka të heqë dorë nga vlerat që krijon në këtë botë, dhe ato duhet shkatërruar, sepse Perëndia ka premtuar shkatërrimin e saj,
a do të thotë kjo që, te kjo "botë e rrejshme", t'i shkatërrojmë krejt lumturitë familjare, të vriten krejt fëmijët e botës, të digjen qytetet, malet, makineritë, veprat e artit e të kulturës dher gjithçka ka prodhuar mendja e dora e njeriut,
a thua, për shka të këtij "premtimi hyjnor" për shkatërrimin e botës, a mos ia kanë mësyrë ta realizojnë këtë premtim dy palë: kriminelët, pasanikët lakmitarë, grabitqarët dhe shtypësit, nga njëra anë, dhe vrasësit e fëmijëve, grave, pleqve, shkatërruesit terrorsitë me bomba që duan të shkojnë sa më shpejt në parajsë, nga ana tjetër?!

4.
Më në fund, ata që predikojnë se kjo botë është kënaqësi mashtruese, përse vetë nuk heqin dorë nga makinat, paratë, pishinat, ushqimet e pasura, fluturimet me aeroplan, bisedat në telefon, blerjet e gjërave ushqimore e joushqimore nëpër markete, nga veshjet e kushtueshme, nga biznesi (i lindjeve dhe vdekjeve) a nga lloji tjetër i biznesit në emër të Perëndisë, apo nga kënaqësitë tjera të kësaj bote?
Nuk heqin dorë në emër të nevojave të jetës e të kënaqësive të kësaj jete, apo duan ta përqafojnë "botën mashtruese"!?

5.
Njeriu ndien kënaqësi për secilën vepër të veten, të zbuluar e të rizbuluar,
Ndien kënaqësi edhe kur ndien, prek a kupton dimensione të tjera të qenies jofizike, të qenies kuantike apo eternale,
ndien kënaqësi kur zbulon te vetvetja (ende e pazbuluar) mikrobotën deri në infinit, apo universin 9rreth vetes), deri në infinit...
Por njeriu që synon Infinitin, është Qenie e Kufizuar (me lindjen e Vdekjen e tij).
Prandaj, mos ta akuzojmë Njeriun për papërsosmërinë e tij, sepse shkas është kufizueshmëria e tij, kalimtarja në jetë.
Kjo Qenie është ajo që i bashkon rreth një tryeze Botën, Njeriun dhe Hyjninë.
Kjo botë qenka një Gjakim i Bukur për t'iu rikthyer Jetës Përtej Jetës.
E pra, të gjitha nuk i arrin: kaq kalimtare kjo jetë!

0 comments:
Post a Comment