Wednesday, October 18, 2017

LULZIM BREZNICA: E NJËJTA STINË...


Në kryeqytet
stinë vjeshte kishte zbritur,
Gjethet e shpresës kishin rënë,
era i shtynte ,
fishkëllima makinash
shurdhonin,
kudo reklama partish
Në udhëkryq
Një plak priste.
Premtime gjithandej,
E vjeshta s'la gjeth në degë
Plaku shikonte
Posterët e ngjitur mureve,
zhurmën e makinave,
gjethet e rëna,
Dhe mundohej në bastunin e tij
ta mbante barazpeshën,
Treni i kohës
Me shekuj vononte.
Atëbotë,
thoshte plaku isha i ri
Por dhe atëherë
Binte po i njëjti shi!

0 comments:

Post a Comment