Thursday, October 5, 2017

Zyba Hysa: VETËM ME TY...



Kurrë në jetën time,
S'kam folur me njeri kaq shpenguar,
Kurrë s'kam pasur dëshira të çmendura,
E këto dëshira t'i shfaq hapur si para vetes sime,
Kurrë me njeri tjetër kaq shumë s'jam qortuar,
E në të njejtiën kohë të përfshihem me zjarr,
E të ndjehem kaq e ndriçuar...
Ti u shndërrove kulti i Fesë sime,
I asaj feje q'kurrë se njihja,
Ritet e saj nga Ti i mësova e si një fanatike,
I ushtroj ato ditë pas dite...
Ti e bëre Hënë të qeshë,
Buzëmbrëmjen e Majit në buzëdetin e shenjtë,
Kur kapërceve limitet njerëzore,
Të zënë dorë për dorë,
Vraponim si të çmendur nga zekthi i dashurisë,
Të marrosur përtej marrëzisë...
Ti më ngjall përherë dëshirën të jem e vogël,
Të ëndërroj Ty si princin e kaltër,
Me kalin e bardhë "PEGASSO"
Vjen si zog qielli e më rrëmben nga rëndomësia,
E më ngre lartësive,
Ku s'arrin as ta mendojë njerëzia...
Se vetëm me ty ka ndodh mrekullia,
Dhe kur zgjat krahët e përqafoj ajrin,
Më pushtojnë drithërima e unë mendoj:
Je Ti në krahët e mia!

0 comments:

Post a Comment