Saturday, October 7, 2017

Dhimitri Kokaveshi: DRITËS.


Dhe nëse natës
treten
hijet e mendimit!...
Dritës?...
I zhveshur dua
të jetoj.
Jetoj!... Me errësirën
e afruar
dijet?... Nuk dua
nuk dua
t'i skicoj!... Të tretura
të heshtura
jetës dhe mes parashikimesh
një kërcënim
i të paditurit!...M'i provokon.

THONË!...
Thonë!... Se dashuria jonë
gjendet
mes shtrirjes së errësirës dhe 
ndriçimit.
Si mund të shuhet
shpirti?!...
Si një qiri i tretur flakëve
të trupit
qëndron ndezur, si ty?...
A shtrihen
ngjizjet dhe flakët
na përpijnë?...
Mbi egoizmat fryhen
vullkanesh
rrjedhur ky duf?..
I mbetur
dhe i zbuluar laboratorëve!...
Ç’do material
kërkimesh në mundim
u shuaj
shpirtin!... Nuk mund
ta rinovojnë. 

0 comments:

Post a Comment