Monday, October 23, 2017

Bajrush Bunjaku: MË THAN


Më than
Që nga lulja në lule aterova
Të bëhem lule ëndërrova
Më than
Se pas fluturave shumë vrapova
Flutura të kem në zemër dëshirova
Më than
Që mes yjeve si fantazmë kaptova
Nga ta të vjedhë dritë provova.
Më than
Që mëtoja të zbres në hënë e diell
Ngrohtësi kopshtit donja t`i sjellë
Më than
Pellgje e fusha janë mbushë bilbil
Dhe flutura e lule me erë
Toka jonë iu thash
Do të jetë gjithnjë pranverë.

0 comments:

Post a Comment