(Çaste shkrimi), 20
Dikur kishte burgosje masive në Kosovë nga dhuna politike e regjimit pushtues serb, në Shqipëri nga regjimi komunist. Të dy vendet qëndronin në një BURG KOLEKTIV...
1.
Tani, interesant: ka një etje të sëmurë nga kundërshtarë politikë e nga medie armiqësisht të disponuara kundër një rendi politik: që prapa grilave, mundësisht, ta shohin gjysmën e Kosovës!!! Mundësisht, "nga partia rivale" të burgosen të gjithë ata që e drejtojnë!
Mundësisht: të burgosen krejt deputetët "e palës kundërshtare"!
Mundësisht: të burgosen krejt biznesmenët, sepse ata janë pasuruar në "mënyrë kriminale"! (Regjimet komuniste kapitalizmin e quanin sistem kriminal... Prandaj këtë karakterizim si KRIM EKONOMIK, KRIM GJYQËSOR, KRIM FINANCIAR - e lloje të tjera të pafund krimesh,- mbi kompani, drejtues veprimtarish biznesore, tregtarë e financierë bankash, deputetë, politikanë, ish luftëtarë të UÇK-së etj - e kanë marrë përsipër disa medie e ndonjë lëvizje partiake... dhe na shfaqet një si tip i epitetizimit kriminalizues). Mbase, IDEOLOGJIA E TILLË e KRIMINALIZIMIT të gjithçkaje e çdo gjëje, i shkon për shtati kësaj kohe... por sikur po e përgatit, për nesër, një GLLABËRUES edhe më të madh në daç kriminal në daç jokriminal: mbasi ti nuk je " i zoti" ta heqësh "korrupcionin" e "krimin", atëherë u dashka të vijë nesër ndonjë KONCERN a FIRMË që ta gllabëron tërë Kosovën! Si njëfarë Iraku naftash a ndonjë Afrikë xeheroresh!

2.
Edhe ashtu, ne jemi në një BURG IZOLIMI nga Evropa që quhet KOSOVO! Pa të drejtën e lëvizjes së lirë dhe të qarkullimit të lirë të mallërave, ideve, njerëzve...
Diku thuhet: “Në psikologjinë klinike dhe jonormale, institucionalizimi ose sindromi institucional i referohet mungesave ose aftësive të kufizuara në aftësitë sociale dhe jetësore, të cilat zhvillohen pasi një person ka kaluar një periudhë të gjatë që jeton në spitale, burgje apo institucione të tjera të veçuara nga shoqëria. Me fjalë të tjera, individët në institucione mund të privohen (pa dashje ose jo) nga pavarësia dhe përgjegjësia, deri në atë pikë sa që kur ata të kthehen në 'jetën e jashtme' ata shpesh nuk janë në gjendje të menaxhojnë shumë nga kërkesat e tyre” (shih: Solving Mental Health Problems (2001).
Sikur ndodh një burgmbajtje mendore ose në "sindromë institucionale”!
Kujdes edhe nga Sindromi Ganseri i mediatikëve të tillë!
Çka i thonë këtij sindromi kolektiv kaq të sëmurë: ta shohësh sa më të burgosur Kosovën?!
Ideali për ta parë Kosovën "të pakorruptuar"!?
Kriminalizohen: mjekët, arsimtarët, ekonomistët, inxhinierët, administrastorët, por edhe klerikët, të rinjtë,nxënësit e studentët. Kriminalizohen gratë dhe qeniet nmë të pafajshme në botë: fëmijët.
Fatkeqësisht, në këtë luftë, e cila nuk merr fund asnjëherë, por vetëm sa majmet, i gjen edhe KORIN E AMBASADADAVE dhe të të ashtuquajturës OSBE...
Gjithçka e ka humbur kuptimin e vet: për deri sa nuk identifikohen shkaqet, nuk ndërmerren veprimet që duhen dhe nuk analizohen rrugëzgjidhjet...
Nëse është ndërtuar keq një SISTEM IZOLIMI, që shkakton kaq shumë pasoja, ai duhet të hiqet...
Të tjerat vijnë më vonë...

0 comments:
Post a Comment