Wednesday, October 4, 2017

Dhimitri Kokaveshi: DY POEZI

JOSHJE VJESHTAKE.
Syve të dashurisë
i vendosa
shpirtin!... Përballjeve
zhveshur
gjeta, pafundësi
trokitjesh
më afronin të takoja
dijet?...
Dijeve nuk kontraktohem
as mes mendimeve
kur zbulohem
bukurive në larmi Vjeshtake
nuk përzihesha
mes gjethesh!... Mendimet
mos m'i shtro.
HAPËSIRA.
E thjeshtë, banesa ime?...
Pa holle
komoditet!…Ι thjeshtë 
pa tejkalime
në mendim. Ç'do rezultat
i deshiruar
po shpresohet. Kjo shpresë
krizave rritur
dhe unë?!... Zgjuar dhe
lodhur
mendimesh në sfonde ngjyrash
arti i jetës
përzihet!...Pa gjykim.

0 comments:

Post a Comment