Kur bëjmë ndonjë kërkesë të peshuar a ndonjë vërejtje me seriozitet, shpesh na ndodh t'u themi miqve që të na dëgjojnë. Në fakt, Tjetri mund të ju dëgjojë në kërkesën e përgjegjshme e të ndërgjegjshme, por a është i përgjegjshëm Tjetri në të dëgjuar, a ju dëgjon?
1.
"Të dëgjosh është një gjë, dhe të dish të dëgjosh, është po ashtu një gjë krejtësisht tjetër", na rastis ta themi këtë. Dhe, në të dy rastet, pasojat janë shpesh edhe jetike, edhe fatale... Ti i jep vërejtje mikut, bie fjala, për vozitje, ai të thotë se është gjithçka në rregull, por në fakt nuk të ka dëgjuar dhe ka vazhduar me të veten... deri te përplasja! Aksidenti ndodh!
Kësisoj qëndron puna edhe me situata të panumërta në jetë. "Dëgjoni me kureshtje. Flisni me ndershmëri. Vepro me integritet. Problemi më i madh me komunikimin është që ne nuk dëgjojmë për të kuptuar. Ne dëgjojmë përgjigjen. Kur dëgjojmë me kureshtje, nuk dëgjojmë me qëllimin për t'u përgjigjur. Ne dëgjojmë për atë që mbetet pas fjalëve ", thotë politikani amerikan Roy T. Bennett në veprën e tij "Drita në Zemër".
E pra, na duhet dhe një dëgjim aktiv. Tradita e dëgjimit aktiv është pjesë e kuvendimeve nëpër odat shqiptare: flasin pleqtë më të urtë, më të mençur, rrëfejnë urti, fjalë të urta a anekdota, tjerrin ndonjë ngjarje, pleqnojnë punë a pajtojnë konflikte... sipas Kanunit a sipas traditës shqiptare të pajtimit.
A thua, tek njerëzit gjithmonë u dashka të dëgjojmë çka flasin?
A u dashka ta kemi masën tonë të besueshmërisë së fjalëve të tjetrit?
Mund t dëgjojmë fjalë të bukura, por le ta kemi parasysh: më e rëndësishme është ta shohim atë që dikush punon dhe çka e si vepron, se çka mendon apo çka thotë.

2.
A nuk e përjetojmë pëlr çdo ditë ANTITEZËN E JETËS: këtu, te kjo vorbull midis fjalëve dhe veprave, kanë ndodhur tragjeditë e shumta historike; këtu është thelluar hendeku midis fjalëve dhe veprave, premtimeve dhe realizimeve, në mes ngjarjeve dhe fjalimeve.
Në jetë përjetojmë antitezën e asaj që flitet: në vend të përkushtimit për Fjalën Hyjnore, mbi kurrizin tonë përplaset Trishtimi e Trysnia e Jetës. "Blatojmë dhe i kushtohemi me mish e shpirt demokracisë, por me trishtim praktikojmë pikërisht të kundërtën e besimit demokratik. Ne flasim me pasion për paqen dhe në të njëjtën kohë ne përgatitemi me forcë për luftë. Ne bëjmë lutjet tona të zjarrta për rrugën e lartë të drejtësisë, dhe pastaj i ndjekim në mënyrë të pandërprerë rrugën e ulët të padrejtësisë" e qorton edhe kohën tonë Martin Luter King.

0 comments:
Post a Comment