Diku shkruhet "Poetja brilante"
Diku tjetër "Esenini Elbasanit"
Dikush tjetër, Kafka Vlonjate!
E ku di Unë, dreqit e shejtanit!
Diku tjetër "Esenini Elbasanit"
Dikush tjetër, Kafka Vlonjate!
E ku di Unë, dreqit e shejtanit!
Shekspiri ka kohë rri n'sofër,
Me lugë floririt... ha veç letra!
Kokë boshuar... asnjë kokërr,
Me grusht i thonë: "Tungjatëjeta"!
Me lugë floririt... ha veç letra!
Kokë boshuar... asnjë kokërr,
Me grusht i thonë: "Tungjatëjeta"!
Dekorata s'ka gjokse t'i mbajë,
Kryetarët marrin plot honorare,
Një drekë "shoqërisht" të hanë,
Në është femër, e thjeshtë fare!
Kryetarët marrin plot honorare,
Një drekë "shoqërisht" të hanë,
Në është femër, e thjeshtë fare!
Të gjithë shkrimtarët e botës,
I kanë ringjallur në Shqipëri,
Emrin e vet i lidhën rrotës,
M’thuaj shkrimtar, cili je ti?
I kanë ringjallur në Shqipëri,
Emrin e vet i lidhën rrotës,
M’thuaj shkrimtar, cili je ti?
Në s'ke emër, do kesh nj'shkronjë,
Shkronjë pas shkronje formon emër!
Emrin s'formohet, sa libra boton,
As duke pozuar… në je femër!
Shkronjë pas shkronje formon emër!
Emrin s'formohet, sa libra boton,
As duke pozuar… në je femër!
Vendosa të jem larg staneve,
Jo sot, por ka vite më parë,
Stanet krekosje e kryetarëve,
Me shijen e tyre, bëhesh shkrimtar?
Jo sot, por ka vite më parë,
Stanet krekosje e kryetarëve,
Me shijen e tyre, bëhesh shkrimtar?
Shkrimtarë të stisur, të krijuar,
Me plot lavde e plot dekorata,
Shkrimtarë mendje qorrolluar,
Medalion u mbeti lëvdata!
Me plot lavde e plot dekorata,
Shkrimtarë mendje qorrolluar,
Medalion u mbeti lëvdata!
0 comments:
Post a Comment