Wednesday, October 25, 2017

Zyba Hysa: O, IM ZOT!


- Florin qiellor e mbledh me sy
Ta hedh mbi gjoksin sythe - çelur.
Ti me vështron, por s'di se si,
Nga kupa jete sa na ka ngelur...
- Ngjan, sikur kupë - jetës sime,
Vitet asgjë nuk i kanë prekur,
Koha e shkuar... anashkalime,
Për ty është ruajtur e patretur!
Ti mblidhi gjithë yjet drite - plot,
Diellin dhe hënën e bëji bashkë,
Është më e shndritshme, o im zot,
Drita e shpirtit që unë të dhashë...
Kupa e jetës... mbaron atëherë,
Kur dritën ia fikim universit tonë!
Sythe – shpirti, mbi gjoks shpërthejnë,
Kur buzët tona, mbi buzë frymojnë.

0 comments:

Post a Comment