Tuesday, October 31, 2017

Lulzim Breznica: VALLE DEMONËSH


Përditë,e sodis nga fundi i shtratit të Azisë,
Demonë të pamposhtur ka i hedhin vallet
Sizifi pi duhan nën teh të varfërisë,
Nuk ka gjuhë të flas po zemra i kallet!
Valle e çmendur! Ku as ati s'njeh të birin
Tradhëtari ia blen emrin heroit me pare,
Kohë e dergjur!Kush-kujt t'i fut bririn,
E shëmtuar!Valle demonësh me tipare!
Ku e vërteta është groposur thellë nën tokë,
E nata e frikshme i ka ndaluar klithjet,
Si të çajë rrugë,Sizifi?! Ku të vë kokë!
Në kulmin e dhembshurisë edhe guri thyhet.
Oh,bini daulle nga lëkura e kohës së dergjur,
Se ëndrrat e shekujve i ktheve në përralla,
Vazhdo,valle Demonësh!Ti litar i pakëputur!
Shtrënguar në fyt mes qeniesh të gjalla.

0 comments:

Post a Comment