Monday, October 23, 2017

Sadbere Gagica Spahija: SI E DEHUR

Është kjo natë
Udhëve të mërgimit
Bredh ky malli im
Netëve zhvishet lakuriq
Mes yjesh digjem sonte
Prehem horizontit të pritjeve
Me ëndrra të palosura
Dhembja më shpon
Qetësinë e kam humbur
E shi bie nëpër vargje
Nëpër faqe të ditarit
Një kaptinë jete shkruar
Për ecjet e mia nëpër prush
Hëna më ngjan është kerrusur
Si degë e rënduar nga bora
Mes etjes për këngë
Druaj se do më merr deti
Si e dehur rri mes grilave
Fjalë e fjalë eh jeta ime
S’të njoha kur erdhe
A kur të erdha
Si foshnjë vura kokën
Në prehërin tënd vale
Ta prek diellin në mëngjes
Dhe zërin…ah zërin ta dëgjoj
Edhe sonte…sonte
Sa nuk jam bërë dallgë
Mbi këtë oqean lotësh
Që më derdhën si krua
Te kroi i kujtimeve
Është kjo natë….nata ime
A vetëm vigë mbi lumë
Deri tek ti!...

0 comments:

Post a Comment