Tuesday, October 10, 2017

Ramiz Kuqi: ISHA DUKE ËNDËRRUAR

Kur cingëroi telefoni në mëngjes, A. ende ishte i shtrirë në shtrat. Nuk kishte bërë gjumë të mirë mbrëmë. Disa herë ishte zgjuar natën. Një herë kishte hipuR shkallëve, këmbëzbathur, për të parë në mos po rigonte shi. Një erë e fortë të thante. Një lajm se bora do të vinte shpejt mbi këto kodra nordike. – Je ende në gjumë a?- e pyeti Arsimi. Unë jam aty ishim dje për kafe. Eja të pimë kafe!
Paloi jorganin, hapi dritaren për t’u ajrosur dhoma, veshi pantollonat dhe , pastroi dhëmbët e, doli në rrugë. Ishte dikund ora nëntë . Dielli atë të diel dukej si me dhëmbë. Bëri disa hapa të çrregullt dhe, për disa minuta u fut në lokalin e afërt, tashmë të rinovuar mirë. E pa në një skaj, si i fshehur, Arsimin . Ai ishte humbur në meditime. Ku di unë,- tha A. se nëpër cilin peron të jetës është duke udhëtuar. –Erdhe?- i tha A.
-Më zgjove nga gjumi. Isha duke ëndërruar. Më mirë që më trembe. Ishte e trishtë .
-Të mbytën ëndrrat A. këtu. Sa herë takohemi, ma rrëfen nja një ngjarje. Unë nuk shoh asnjë, sepse disa herë zgjohem natën. Në orën gjashtë jam pip në këmbë!
-Qenke veshur si për ndonjë manifestim a takim,- foli si me shaka A.
- He bali im,- i tha Arsimi. Unë jam vetja. Nuk vishem si ti,- e shpotiti me fjalë. Vjen me do farmerka si të ishe djalë i ri. Të ka ikur koha !,- dhe ngriti kokën lart.
Atë ditë Arsimi kishte veshur rroba të reja, të murrme, me disa vija në mes . I rrinin bukur në trup. Kravata e tij kishte ngjyrë trëndafili.- Vetë i hekuros të gjitha?- e ngacmoi A. me fjalë.
_ Po çka mendove ti? Do ta angazhoj gruan në punët e veshjes? Unë nuk jam fëmijë. Që kur jam martuar, vetë i bëj të gjitha. Gratë kanë njëmijë punë të fshehta, të cilat nuk shihen me sy.
-Qenka e mirë kafja Arsim?
-Po, po. Unë e njoh një mik timin , i cili vjen gjithmonë pa kartelë dhe, pa asnjë metelik në xhep. Kur e zë ngusht me fjalë, i rras duart nëpër xhepa dhe është mësuar të thotë, gjithmonë njëjtë, uh bre i paskam harruar mbi tavolinë të punës!.- Shko e paguaje kafen tënde ti!
- U bë Arsim. Evropiançe, do ta paguaj.
Kur Arsimi u nis për të shkuar në bibliotekë, A. shikoi qiellin. Iu duk se dielli do të shpërndahet andej, duke i çarë në mes disa mjegulla të dendura që ia kishin zënë hapësirën. Shënoi në notesin e tij të telefonit kohën e nisjes që t’i shënonte kilometrat gjatë ecjes. Në të dy udhët, atë mëngjes, nuk bëri më shumë se pesë kilometra.
Nuk dukej i lodhur fare. Tashmë kishte fituar kondicion stabil. Pasi mori vesh se miku i tij i shtrirë në spital kishte bërë më mirë, u ndie i shlirshëm. U lut për shëndetin e tij !
Një zile pas shpine e vuri në dije se ishte duke ecur nëpër udhën e ngushtë nga kalonin njerëzit me biçikleta të thejeshta dhe ato motorike. Ktheu kokën pas për të parë nga vinin ata tinguj pandalë. Ishte një grua e ulur në karrigen e një motoçiklete. Kishte flokë të verdha, të ndara përmes kokës në mes . I kishte mbështjellë këmbët e gjunjtë me një batanije të hollë. Nata ishte duke zbritur ngadalë, dielli ishte duke perënduar . Një erë e ftohtë , e ashpër, t’i skuqte hundët. E shikoi me dhimbje. Ajo buzëqeshi dhe e përshëndeti me dorë.Gruaja invalide u ndal bri një guri katror dhe ndezi një cigare. A. iu afrua afër dhe e pyeti: - Si queheni zonjë?
-Më quajnë Ana. Më erdhi mirë që ma lëshove rrugën. E pashë se kishe ikur larg , shumë larg. Bëje zigzake e pandeha mos është ndonjë pijanec. Kisha frikë ! Kam jetuar disa vi
te në Bergen. Si bëra aksident në rrugë, mbeta e shtanguar. Pata dy ndërhyrje kirurgjike. Ja , edhe kështu, jeta është e bukur. Unë e dua jetën !
-Po ju?- e pyeti Ana.
-Jam nga Ballkani i trazuar nga luftrat. Erdha këtu para disa viteve
dhe, ja si ikin stinët. Trupin e kam këtu, ëndrrat i soh në Jug !
Pasdite, dikur vonë, e grishi sërish Arsimi.- Ja, sot po të zgjoj dy herë nga gjumi. –Mund të vish në aty ku u takuam në mëngjes?
-Po, po. Po nisem. Sa hyri në lokal, pa Arsimin me tabakanë e kafeve në dorë. Xheku ishte duke rrëfyer për dashuriçkat. – Na ke humbur Xhek?
-Jo, jo. Jam këndej dikund. Nuk humb lehtë unë.
-Dëgjova a më ushtuan veshët? Tetë zogëza malli . tetë?
-Po , po tetë. E u ngrit në këmbë. Tetë ore ! Po këto ma ushqejnë shpirtin e lodhur nëpër këto ravgime jete. –Unë po ik tash. Do të takohemi sërish, brenda javës. Unë nuk merrem me botë imagjinare.
- Kur Xheku u ngjit për të dalë në asfalt, Xeri kapin kokën me dorë. Luajti kokën tullace anash .Donte të thoshte se ato ishin përrallëza biblike. Tetë, tetë !,- dhe qeshi: hahaha! Çka nuk prodhon mendja e njeriut.Pastaj , kur fjalët e tradhtuan, nisi të rrëfejë me dorë, sikur të kishte në pëllëmbë të dorës disa zogj e donte t’i lëshonte qiellit për fluturim. Por, ndërhyri Arsimi e tha: I ka tetë e nëntë. Ai nuk imagjinon si ju. Ka fjalor me mjaltë. I tërheq si mizat e bletëve. Përse ju xhelozoni?
- Eh, po kur nuk shkon zëri për këngë, xhelozia sikundër na e lehtëson ditën.
Ishte ora gjashtë e dyzet e pesë minuta, kur A. po kthehej rrugës teposhtë. Ishte turni i dytë i ecjes së tij. Mbi asfalt rrëshqisnin veturat dhe kamionat e ngarkuar me mall. Dritat e neonit i undezën dhe terri iku për mëngjesin e ditës së nesërme.
Oslo, më 8.10.2017

0 comments:

Post a Comment