Tuesday, October 10, 2017

Arqile Gjata: Dy Poezi


E PANJOHURA
…Sa po lexova një shkrim
për disa drurë
rritur lartësive,
midis gurëve
ata ndizeshin zjarr.
Kur perëndonte diellit
ata drurë qanin,
mërdhinin!
Përëherë të ëmbël,
pas disa orësh
bashkonin krahët,
të dashuruar rriteshin...
Si në legjendë,
nga puthjet
avuj nxirrnin, ngjiteshin lartësive…


ÇUDITEM..!
Çuditem me fytyrën tënde
flokët ta kanë shtuar buzëqeshjen,
në ato pak çaste që puthem me ty
ti më prek në fshehtësi
dhe kur flasim me theks të veçantë
skuqesh si mollë e kuqe.
Ti kafen e pi larg meje,
dëshirat e trupit tënd më thërrasin me mall
të vi tek ti...
dëgjoj hapin tënd nëpër ajër,
portreti yt
buzëqeshjen ma freskon.
Përsëri çuditem
se si vargjet ta kanë lëmuar fytyrën,
si model dashurie shndrit nëpër ditët e javës
një muze ndjenjash fytyra jote,
aty jam dhe unë i humbur..!

0 comments:

Post a Comment