Tuesday, October 10, 2017

Sadbere Gagica Spahija: LOT VJESHTE

E takova lotin sot
Në fotot e pluhurosura
Dhembja
Qeshte me mua sot
Horizonteve të kohëve
Shtrihet kujtim i hidhur i
E sot është vjeshtë
Një dallëndyshe fluturon
Mbi çerdhen e vjetër
Këngë t'i falë vargjeve
E rrjedh përmes bebëzave
Një lumë i trazuar ëndrrash
Fshehur
Skutave të shpirtit
E mbyll këtë dritare jete sot
Për Ty,pikëllimi im?
Një gotë është bërë copë-copë
Në një tavernë nate!
Një zë i dehur më vjen
Si tingull pa shpirt
E dridhet
Si kjo erë vjeshte
Mall a fjalë e bërë hi
Të grish edhe sot
Për të fundit herë
A e dehur jam
Lot vjeshte
Në sytë e mi

0 comments:

Post a Comment