A thua vallë ku do na shpie kjo rrugë në të cilën jemi nisur?!... A thua do na mallkojnë gjenaratat e reja që do vijnë pas nesh brez pas brezi?!... A thua na ka mbetur politika që të merremi ne te të gjithë që nga fëmijët e deri te më të moshuarit?!... A thua kështu do i mësojmë edhe gjeneratat e reja që të ia nxjerrim sytë njëri tjetrit për karrige dhe për interese personale?!... Pse nuk bëjmë vepra konkrete kombëtare dhe shoqërore, por shesim gogla për dushk në emër të patriotizmit?!... Pse të gjithë u etiketuam mes vete si tradhëtarë?!... Pse nuk festojmë për arritjet tona në sukseset e arritura të një personi që ka arritur suksese në shkencë, kulturë, sport etj. A thua u tha një fjali nga kandidatët që ishin në gara për kryetarë komunash dhe liderët shqiptarë të partive politike për hapje bibliotekash dhe furnizimin e tyre me libra?!... A thua u bisedua për artin dhe kulturën shqiptare në përgjithësi?!... A thua për përfshirjen e të rejave dhe të rinjve në sport?!... A thua u tha një fjali që të angazhohemi për mësim cilësor nëpër shkolla që nga ai fillor dhe deri tek ai univerzitar?!... A thua u tha diç për arat tona që kanë mbetur djerrina?!.. .A thua u tha për plagët tona që të rejat dhe të rinjtë tanë që për çdo ditë po e lëshojnë atdheun për të kapur botën në sy për një kafshatë buke?!... A thua u tha shumëçka që duhet thenë dhe është shumë me vlerë për ne e sidomos për gjeneratat e reja?!... A thua duhet të flasim gjatë çdo cikli zgjedhor gjithëçka duke premtuar e asgjë duke mos realizuar?!... A thua deri kur do e shajmë njëri tjetrin me fjalët më të fëlliqur që nuk i takon shqiptarit?!... A thua duhet të merret çdokush me politikë?!... Kur do vijë koha të vlerësohet vlera dhe jo antivlera në çdo aspekt?!... Deri kur do të vazhdojmë ti çvlerësojmë heronjtë e vërtetë dhe mos të shpallim heronj pa vepra dhe teknefesa që mashtrojnë popullin me pallavra nëpër tubime. Unë besoj se u teprua motra dhe vëllezër, Duhet të kthehemi e të bëjmë vepra konkrete. Ti vlerësojmë njerëzit që kanë bërë dhe bëjnë vepra konkrete në të gjitha lëmitë që nga bujku e deri tek intelektuali. Ka edhe shumë e shumëçka për të thënë, por në këtë rast do e përfundoj me kaq këtë shkrim të shkurtër.
Tuesday, October 31, 2017
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 comments:
Post a Comment