Saturday, October 14, 2017

Zyba Hysa: MIGJENI NË KËMBË


Mora punëtorë në vjelljen e ullinjve,
Burrë e grua tejskajshëm në varfëri,
Përpos jetës së tyre… sipër shpine,
Kishin për të rritur edhe tre fëmijë!
Thashë të shkoj… për t’i ndihmuar,
Mbusha dhe trastën plot me ushqime,
O njerës të mirë, më kanë befasuar,
Ç’sy të përlotur… ç’zemër zengjine!
Ushqimet as i provuan dhe për shije,
“Kemi ngrënë” thanë e pse ishte drekë,
“Ne s’ta kthjmë dorën, lëri nën hije…”
Foli gruaja – nënë, me sy në dhetë!
Fillova bashkë me ta t’punoj dhe unë,
Q’puna të mbaronte sa më shpejtë,
Me mendje shkova në kohën furtunë,
Kur nëna s’ulej në sofër asnjëherë!!!
Dhe kur e pyesnim ne me përgjërim,
“Kam ngrënë, thosh, o bij… hani vetë”
Fliste duke qeshur, fshihte shqetësim!
Ne si zogj të trembur çukisnim të qetë!
Ashtu si nëna, dhe unë si nënë q’jam,
Kushedi sa herë kam fjetur pa ngrënë!
T’shumtat nëna shqiptare, kët’ fat kan’
Toka plot thesare… Migjeni në këmbë!
Këto mendoja tek ndihmoja si motër,
I mbaruam shpejt, s’harroi nëna trastën,
Sonte fëmijët… duke ngrënë në sofër,
Mbase do mendonin: “S’jemi të varfër!”

0 comments:

Post a Comment