Friday, October 20, 2017

Lulzim Breznica: NË VJESHTËN E TRAZUAR


Ata u takuan në rrugën e fatit,
Sa njëri-tjetrit nuk ia ndanin dot sytë,
Ajo ishte e veshur me një bluzë të stofit,
Kurse ai në xhinse e triko me fyt'
U afruan dhe u takuan po atë çast,
Atje matan rruge morën dhe kafe
Koha kalonte ,ata qeshnin si me kast
Plotësisht"të humbur"në dashuri e llafe.
Disa të huaj thoshnin: S'ka për t'u bërë,
Të tjerët mendonin se veç ka përfunduar,
Ata putheshin asaj nate pa hënë,
Ndërsa yjet kishin ndezur qirinj në duar.
Kështu, ata nuk u harruan as për një ditë
Sa zogjtë e fushës u thoshin:"Qofshi të uruar"
Në shpirtat e tyre,dielli kishte hapur dritë
Ndonëse,ishte një vjeshtë e trazuar!

0 comments:

Post a Comment