Wednesday, October 4, 2017

Muhamet Mustafaj: TI EJA




Ti eja, me pranverën e parë,
sapo dëbora të kenë shkrirë
ti eja, më shuaj këtë zjarrë
mos më lë më në humbëtirë.



Ti eja, me erërat e vjeshtës
pa poterë ashtu e heshtur
ti eja, me pjalmin e pjeshkës
homazh bëri fytyrën së zbehur.

Ti eja, me dimërin e ftohtë
buqetë lulesh thur kurorë
do të kërkoj nga i madhi zot
të të shtrydh porsi dëborë.

Ti eja, e mundur nga perëndija
feniks të ringjallem përsëri
ndoshta të të sjell stuhia
ti eja, prap tek sytë e mi.

0 comments:

Post a Comment