Thursday, October 26, 2017

Bajrush Bunjaku: IDILIKË E VDEKUR

E shikoj këte lisë të krusurë nga stuhitë
Dhe gjethetë tani më iu janë pakësua
Dhe lëvozhga plasaritur si vija pas shiut
Dhe si rrudhatë faqeve e ballitë në mua.
E mbaj mend këtë lis sa i lartë që ishte
Skaj një rrënje të tij buronëte një krua
Dhe një kurorë t`mrekullueshme kishte
Nën hijen e tijë uleshim me pushua.
Në njërën anë ogiq dhe dele mrizonin
Unë i binja fyellitë e baresha këndonte
Mbi degë të lisit dhe bilbilët cicëronin
Zëri i saj i bukur gjithë luginave jehonte.
Dhe ujqërit nga larg ulurinin ndojherë
Qentë bëninë roje e lehninë herë-herë
Në kupa druri qumsht të freskët pinimë
Aroma të luleve nga çdo anë vininë.
E tani ke ky lisë dhe kroi është shterruarë
Deletë janë braktisur e barinjtë kan vdekë
Lugina e kodrina me thera janë mbuluar
Gjelbërimi është tretë e mali pa lisa mbetë .
S`dëgjohet më fyell bariu e t`lehur qenësh
As këngë bareshe as blegrima dhenësh
Zhytur në kujtime sytë më bushën lot
Ajo idilikë dhe rini ikurë s`kthehen më dot.

0 comments:

Post a Comment