Sunday, October 22, 2017

Zyba Hysa: PRES DUKE JETUAR...

Duke të pritur Ty,
Jeta m'është bërë më e bukur,
Të pres duke jetuar ditët, sa mijëra ditë,
(Asnjëherë pritja s'më ka shqetësuar!)
Se gjatë pritjes hap portat e shpirtit,
Dhe me kënaqësitë e mia të gostit...
Unë pres… dhe vetveten ripërtëritë,
Q'fundi i pritjes t’më gjejë me të gjitha bukuritë,
Me të gjitha dëshirat e plotësuara,
Ashtu siç dëshiroj unë,
Ashtu siç t'i kam thënë vetëm Ty,
Deri… dhe marrëzitë!
Unë pres duke jetuar,
Se njeriu pret,
Kur ndjehet i plotësuar!

0 comments:

Post a Comment