Vdekja nuk është derë që nuk hapet
papritur dhe kështu
s’ka asgjë për tu trembur...
e shumta
është një korridor i errët,
ku mund të lëshosh ëndrrën
e fundit si një vezë e të presësh të çelë,
ajo
i ngjashëm me ty
të ketë sy e këmbë
të ec, të shoh
më larg, më qartë, pa zë.
papritur dhe kështu
s’ka asgjë për tu trembur...
e shumta
është një korridor i errët,
ku mund të lëshosh ëndrrën
e fundit si një vezë e të presësh të çelë,
ajo
i ngjashëm me ty
të ketë sy e këmbë
të ec, të shoh
më larg, më qartë, pa zë.
Thuaj diçka për vdekjen, për shembull,
-se si hija e njeriut
mund të t’shtyp më keq se ai vetë,
si arkivoli i bardhë fëmije
mundë të ta zhbëjë përgjithnjë
spektrin e ngjyrave!
Thuaj diçka të urtë,
mundësisht pa folur; -ma përcill
njëherësh
me ngrohtësinë e dorës.
Në se ndodh që rrëzohesh e këput
këmbën
poshtë një rrote makine a ujra që
lëshohet mbi ty,
njerëzit e afërt do të shohin
me dhimbje,
e prapë shpejtojnë për diku,
ku janë vonë.
-se si hija e njeriut
mund të t’shtyp më keq se ai vetë,
si arkivoli i bardhë fëmije
mundë të ta zhbëjë përgjithnjë
spektrin e ngjyrave!
Thuaj diçka të urtë,
mundësisht pa folur; -ma përcill
njëherësh
me ngrohtësinë e dorës.
Në se ndodh që rrëzohesh e këput
këmbën
poshtë një rrote makine a ujra që
lëshohet mbi ty,
njerëzit e afërt do të shohin
me dhimbje,
e prapë shpejtojnë për diku,
ku janë vonë.
Ndërkaq ditët për ty ngrijnë
si heje akulli nën strehë...
Prek cungun, aty ku lëkura e
palosur
dalëngadalë është bërë një, pa
kujtesë për atë që humbi.
si heje akulli nën strehë...
Prek cungun, aty ku lëkura e
palosur
dalëngadalë është bërë një, pa
kujtesë për atë që humbi.
Përfytyrimi, flet më në fund
- është si majaja e tepërt. E ciknos
magjinë e jetës.
Ti mbërrin atje pa arritur kurrë.
- është si majaja e tepërt. E ciknos
magjinë e jetës.
Ti mbërrin atje pa arritur kurrë.
Poezia me siper eshte e Majlinda Bashllarit. Viti 2008.
ReplyDelete