Wednesday, October 18, 2017

Ramiz Kuqi: Dy Poezi

SHTATË HERË

Ia lidhën flokët nyje
Ia prenë gjuhën si me thikë
Të mos flas
Shtatë herë ia lidhën vargun
Për një Gjyq
Njëqind herë
Ma kriposën varrën
Varrën në trup !

E MËRKURË

E vodhën të bukurën në pyll
Ku mrizonte nën hije ëndrra e saj
Me sy të diellit
Stina erdhi në fillim e ndrojtur
Në krahë mbante kohën e përhimtë
Tëvona u derdh fjala Jug e Veri
Mbi lumenj hijet ruanin një urë
Dehja ra mbi kokë mbi shkronja.

0 comments:

Post a Comment