Friday, October 6, 2017

Sadbere Gagica Spahija: SHTËPIA ME FYTYRË NGA DIELLI

Jashtë bënte ftohtë. Era me pikat e shiut shpërndaheshin nëpër tarracën tri me katër.Disa vazo me lule Laura me kohë I kishte vendosur nëpër skaje që mos ta zinte edhe ashtu atë hapësirë të ngushtë, ku që nga pranvera rrinte një tavolinë prej plastikës dhe katër karriga.Ajo hapësirë i pëlqente asaj. Aty ajo në mbrëmje, kur dilte hëna, merrte stilolapsin dhe shkruante ndonjë varg. Dhe ato vargje nuk nxitonte t’i përfundonte. Shkruante, shkarraviste, fshinte derisa ato i dukeshin mrekulli.
Një mbrëmje një mike nga Florida e pyeti: Përse nuk publikon më shpesh? – Vargjet tua i pres me ëndje. Janë të thella e meditative.
-Kam dëshirë që ato të jenë të pjekura, si mollët në vjeshtë. Kur i skuq dielli, ta tërheqin syrin dhe janë më të ëmbla.
- Meditim interesant ,i tha Shpresa . Kurt të vij verës nga Florida, do të kërkoj në telefon. Ne nuk jemi pare asnjëherë nga afër. Po fjalët tua më ofrojnë ngrohtësi. Kur e përfundoi bisedën, Laura u kthye në kuzhinë për ta përgatitur darken. Ora kishte ikur më shumë se shtatë.Ajo e priste Gurin të kthehej nga puna.Fjollat e para të bores ia bënë me dije se nata do të jetë e ftohtë dhe , lulet duhet t’i fuste sa më shpejt brenda. Brofi në këmbë, doli në tarracë dhe një nga një i strehoi, ku mundi
. Po një parandjenjë e shoqëroi në ato caste. Guri nuk ishte vonuar asnjëherë nga puna. Punonte në një kioske të vogël dhe , nga aty nxirrte kafshatën për gruan dhe E.. , i cili banonte në një qytet studentësh dhe vinte një herë në dy a tri javë, për t’i larë rrobat e për të marrë para për të paguar semestrat.
Laura nisi t’i thejë gishtërinjtë e duarve. Me një anë, ishte e shqetësuar se të birin nuk e kishte në shtëpi dhe, në anën tjetër, vonesa e Gurit e kishte vënë në siklet të madh. O bobo !,- tha . –Ç’mund t’i ketë ngjarë Gurit? Asaj iu kujtua një paramuzg, kur po e ndërronte Gurin që kishte shkuar për të blerë cigare se dy a trë njerëz të maskuar u sollën afër kioskës dhe ajo mbeti e shtangur.. Mbylli nga brenda derën me çelës dhe dritarën e vogël të kioskës. – Ku je Guri tash ? Pse nuk erdhe më ? Ja se si janë shumëzuar hajnat, si milingonat. Ta hapte derën e të nisej për në shtëpi, kishte frikë. Duhej të bëntë udhë në këmbë nëpër dy rrugica si kanone të lagjës dhe u step në vend. Do të rri këtu deri në mëngjes, nëse nuk vjen Guri. Andej kapërceu një veturë dhe hajnat u zhdukën. Laura mori frymë thellë, e frikësuar. Njeriu i panjohur u afrua të dritarja dhe bëri me dorë. Donte të blente cigare.- Keni cigare?- e pyeti.
-Kam veëm dy pako, zotëri. E pres Gurin për çdo cast të vijë.
-Një pako më duhet, zonjë. Mirë, i tha Laura. E kapi me kujdes dritarën e vogël ,ia lëshoi pakon në pjesën e jashtme , ndërsa zotëriu ia dha paratë. Një ndjenjë e papërshkruar iu derdh nëpër trup. Guri, Guri , si nuk erdhe më? – Çfarë të ka ndodhur :? Në ato caste Guri e ndali veturën para kioskës . Me fytyrë të enjtur, mbi sy të bërë zi, buzën e care dhe i përgjakur. Laurën gati sa nuk e lëshuan këmbët. Hapi derën, doli shpejt e shpejt tek vetura, e rrëmbeu për krahu dhe e futi brenda. Më sulmuan tre njerëz , kur e ndala pak veturën , në kthesën e parë. Te ajo pjesa e pandriçuar . Ja se si dukëm ? Më dhemb çdo gjë. Më lane për të vdekur në rrugë. Më morën çfarë pata në veturë dhe paratë e xhepit.
- Do të përcjell për spital?- i tha me gjysmë zëri. Nga mollëzat e faqeve u derdhën lotët rrëke. Fluskat e bores sa vinin e shtoheshin. Në rrugë bora ishte ngrirë. Këpucët e saj bënin gërr, gërr. !
- Merre veturën dhe ik për shtëpi. Unë sa i telefonova mikut S. Ai ishte i pari që kishte marrë këtë lajm.Mbylle derën dhe mos e hap pa ma dëgjuar zërin ! Dëgjove çfarë të thashë?- iu drejtua Laurës.
- Po, dëgjova. Mos u merakos për mua. Më pret në hyrje mikja ime D. Sa i telefonova. Dëgjova të qarat e saj.
Kur u fut brenda, një veturë e policisë u parkua afër shtëpisë së saj. Katër police u ngjitën në katin e dytë. Trokitja në derë e trembi Laurën.- Kush jeni ?- u tha e frikësuar.
Vijmë nga stacioni i policisë. Mos keni frikë zonjë !
Ajo hapi derën. Ishin dy police e dy police femra. Atëherë ajo u qetësua.-Mos jeni në hasmëri me ndokend?- e pyeti policja me flokë ngjyrë bjonde. Ah, por unë u kam pare disa herë në kiosk. Bile edhe kam blerë cigare aty.
-Me sa di unë, jo. Askujt s’i kemi borxh asnjë cent. Punoj me tim shoq për të mbajtur familjen.As vetë nuk e kam të qartë se s’i ka ndodhur.
-Jemi në kërkim të hajnave kriminelë. Do t’i hedhim në gjyq. Kemi në listë dy nga tre sa e kanë sulmuar tend shoq.
-Janë ata që i urrejnë shqiptarët, iu drejtua Laura, sypatrembur njërit polic. Ju doni të na zhvendosni nga trungu ilir.Po ne jemi këtu. Nuk do t’i lëshojmë këto troje , të cilat ju më dhunë i morët pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Këto fshatra e qyteti ishin pjesë e Kosovës.
- Ju jeni grua dhe na kemi ardhur ta zbulojmë rastin. Më gjëra të tilla merret politika. Ne jemi vetëm polic , zonjë.
Pasi morën deklaratën e Laurës, ata u tërhoqën dhe ajo dëgjoi vetëm sirenën e veturës, e cila rrëshqiti nëpër borë.
Pas disa ditësh, Guri u përmirësua. Një natë, kur po binte bore me të madhe, Laura I tha Gurit: Ne do të lagohemi përkohësisht për Francë, sa të del syri i pranverës. E. do të mbarojë studimet e gazetarisë dhe, atje do të punojmë të gjithë për disa vjet. Të mëkëmbur ekonomikisht, do të rikthehemi dhe, në themelet e shtëpisë së vjetër, do ta ngrisim një shtëpi me fytyrë nga dielli.

0 comments:

Post a Comment