Sunday, October 22, 2017

Lulzim Breznica: ATIJ QË NUK E NJOH


Ti,asnjëherë s`do ta kuptosh zemërimin tim,
Ani çka ,pse lidha besë me zërin e heshtjës,
Mes sheshit s`dua t`iu brohoras pa kuptim,
Mashtrimit,vuajtjes,të keqës.
Ti,ndoshta mund t`i kesh trillet si triumfe të tua,
Që të palosura rrinë në skaj të një kujtese,
Por,mos harro se koha lëviz edhe për mua,
Dhe shpejtë do të mbetësh veç pluhur harrese.
Ndoshta,atëherë do të pendohesh pse mashtrove,
Dhe nga Atdheu do të kërkosh lëmoshë,
Po më thuaj, Atdheun tënd sa herë e poshtërove
Plagët tona ,tashmë kanë një moshë.
Trupi yt as në morg s`ka për tu la,
Shpirti i trazuar kurrë s`do të bëhet i qet`
Atëherë, në ndërdije do e kujtoj Kutelin kur tha:
Atdheu duhet dashur edhe kur të vret.

0 comments:

Post a Comment